Sunday, September 8, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeSipas Kushtetutës, Presidentja mund të kthejë në Kuvend ligjin për KPM-në

Sipas Kushtetutës, Presidentja mund të kthejë në Kuvend ligjin për KPM-në

Presidentja e Kosovës, sipas njërës prej pikave të nenit 84 të Kushtetutës që përcakton kompetencat e Presidentit, mund ta kthejë mbrapshtë në Kuvend ligjin për KPM-në, i cili u miratua të enjten në lexim të dytë.

Neni 84, pika e gjashtë, thekson se presidenti i Republikës së Kosovës, ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës, ose të një a më shumë komuniteteve të saj.

Mirëpo sipas po të njëjtës pikë, të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.

Ndërkaq, sipas pikës së nëntë të nenit 84, presidenti mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese.

Thirrja për Presidenten

Presidentes Osmani, të enjten i është bërë thirrje që të shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të kthejë në Kuvend ligjin e sapomiratuar për KPM-në.

“Arsye te kthimit te ligjit ne Kuvend ka shume. Ligji cenon vlerat demokratike te Republikes. Presidentja duhet te veproj dhe te ruaj vlerat dhe parimet mbi te cilat bazohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Parimet dhe vlerat si liria, demokracia, barazia, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit nuk mund te nëpërkëmbën, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, përcjell Reporteri.net.

AGK-ja thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Kryeministrit Albin Kurti, e ka miratuar ligjin me kuorumin minimal, dhe pa prezencën e opozitës në sallë.

“Partia politike në pushtet nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e shoqërisë civile e medieve, dhe ka shpërfillur Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që ka konstatuar se pjesa më e madhe e Ligjit nuk i përmbushë standardet evropiane, duke përfshirë ato të Këshillit të Evropës ku Kosova synon anëtarësimin. Një gjë e tillë, u theksua sot para votimit edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime./Demokracia/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com