Saturday, July 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeMaqedonci: Edhe vdekja e Radojiçiqit mund të mos e zgjidhte problemin e...

Maqedonci: Edhe vdekja e Radojiçiqit mund të mos e zgjidhte problemin e sulmeve në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke komentuar ikjen e organizatorit të sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radojiciq, tha tha se edhe vdekja e tij mund të mos e zgjidhje problemin e sulmeve në veri.

Në lidhje me çështjen e sigurisë së Kosovës të kërcënuar nga Serbia, kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën gjatë një interviste për CNN ka folur edhe për bazat ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës.

Po ashtu, martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ka rrezik që sulmet si ai I Bansjkë të përsëriten.

Në lidhje me këtë paralajmërime, Ejup Maqeonci ka thënë se problem në thelb është politik.

‘’Edhe vdekja e tij mund të mos e kishte zgjidhur problemin e Radojiçiqit. Problemi në thelb është politik. Përderisa Serbia e mbështetë këto lloj grupe, por të mos jetë Radojiçiqi do të jetë dikush tjetër. Duhet një presion ndërkombëtar ndaj Serbisë së pari për të ndryshuar qëndrimet politike në raport me Republikën e Kosovës, pastaj normalisht edhe veprimet operacionale. Në këtë rast Radojiçiq është një vegël që është tentuar të shfrytëzohet për të arritur objektivat politike dhe kriminale”, tha ai në RTV21.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com