Saturday, July 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmePDK-ja në Shtime tregon se gjatë qeverisjes ishin iniciator për ndërtimin e...

PDK-ja në Shtime tregon se gjatë qeverisjes ishin iniciator për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, mori pjesë në përurimin e projektit të Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar në Republikën e Kosovës i cili kishte nisur si ide rreth pesë vjet më parë në Komunën e Shtimes, pikërisht në fshatin Rashincë.

Pas përfundimit të ceremonisë PDK-ja si opozitë në këtë komunë, ka reaguar duke sqaruar se këtë projekt e kishin nisur sa ishin në pushtet në Komunën e Shtimes.

 “Projektin për Observatorin dhe Planetariumin ka filluar gjatë mandatit tonë si Qeverisje Komunale, përkatësisht në vitin 2019. Ne atë kohë OJQ “Atronomy Outreach” është përkrahur me pajisje për dokumentacion dhe rregullim të parcelës apo pronës për ndërtimin e objektit si dhe në bashkëpunim me KFOR-in turk është hapur rruga e cila tani është asfaltuar”, ka njoftuar PDK-ja në Shtime përmes një reagimi.

Por, ministrja Nagavci në një mënyrë e pranoi se ky projekt ka nisur rreth pesë vjet më parë. Por, aso kohe qeveriste PDK-ja në Shtime.

“Sikurse u përmend se ideja nisi diku më shumë se pesë vjet më parë, në atë kohë unë isha deputete dhe anëtare e komisionit për Arsim dhe Ekonomi e Buxhet dhe në atë moment kur mora kërkesën që ta mbështes këtë kërkesë për të filluar dhe për të ndarë buxhetin për ndërtimin e këtij Planetariumi”, ka thënë midis të tjerash Nagavci, duke shtuar se ishte konsultuar paraprakisht me ekspertët dhe një grup të rinjsh që ishin të entuziazmuar për këtë projekt.

Qemajl Aliu, që aktualisht është kryetar i Komunës së Shtimes tha se një vit e gjysmë më parë ishte moti me shi teksa nisi projekti të implementohet

 “Pikërisht para një viti e gjysmë në këtë vend vendosem gurë-themelin e këtij projekti madhështor i cili u ndërtua për një kohë rekord. Ndërkaq, me shumë krenari dhe gëzim sot po e inaugurojmë observatiumin dhe planetariumin e parë këtu në vendin tonë në fshatin Rashincë. Ky projekt unik nga sot e tutje komunën tonë e vendos në hartën e vendeve ku i kushtohet vëmendje e hulumtimit shkencor astronomik që do të ketë ndikim të thellë në të ardhmen e fëmijëve tanë”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com