Wednesday, October 23, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeTri të vërteta të rënda të Marrëveshjeve të Kurtit në Bruksel e...

Tri të vërteta të rënda të Marrëveshjeve të Kurtit në Bruksel e Ohër: Nuk ka njohje reciproke, palët s’paragjykojnë statusin dhe rruga evropiane kushtëzohet vetëm me normalizim

Më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, kryeministri Albin Kurti i ka dhënë një goditje të fuqishme qëllimit të Republikës së Kosovës që nga Dialogu me Serbinë të dalë me njohje reciproke ndërshtetërore, si kusht themelor për arritjen e paqes ndërmjet dy vendeve.

Vetëm brenda një periudhe kohore tre javore, Kurti ka arritur dy marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shkruan Demokracia.com.

Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi i zbatimit të saj [Ohër, 18 mars 2023], kur përmendet statusi i Kosovës, më shumë i përafrohet diskursit politik të Beogradit zyrtar, i cili është vazhdimisht mohues deri në skajshmëri. Por, çfarë thuhet më saktësisht në këto dy marrëveshje dhe si përmendet çështja e statusit të Republikës së Kosovës?

KURTI BËRI MARRËVESHJE ME SERBINË KU S’KA NJOHJE RECIPROKE

Me Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] është hequr njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rezultat i mundshëm dhe përfundimtar i dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Kurti ka reduktuar në maksimum synimet dhe kërkesat e Kosovës, duke u mjaftuar me “normalizim të marrëdhënieve”.

Që Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi i zbatimit të saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk kanë njohje reciproke e kanë pranuar edhe dy zëvendësit e Kurtit, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla – Shwarz.

Më 9 shtator 2023, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka dhënë përgjigjen përfundimtare çështjes së njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe pjesës integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023), të cilat u pranuan nga shefi i tij, kryeministri Albin Kurti.

Me këto marrëveshje, sipas zëvendësit të Kurtit, “nuk ka njohje formale [të Kosovës nga Serbia] dhe ky ishte lëshim i madh i Kosovës”.

“Serbia u pajtua me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa është tani. Me marrëveshjen bazë (27 shkurt), Serbia u pajtua që ta trajtojë Kosovën si një anëtare sovrane të barabartë, të njoh integritetin tonë territorial, të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se nuk ka njohje formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”, bëri të ditur Bislimi gati 6 muaj pas pranimit të kësaj marrëveshjeje nga Kurti.

Më 22 janar 2024, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla – Shwarz, e ka pranuar për herë të parë se marrëveshja e Ohrit është e keqe, pasi që nuk parasheh njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, por vetëm njohje de-facto. Por, siç thotë ajo, u bë pasi që në tavolinë ishin aleatët ndërkombëtarë.

“Po të ishim vetëm me Serbinë në tavolinë do të thoja se kjo ishte gabim, por nëse janë të kyçur në këtë proces partnerët tanë më të rëndësishëm, mendoj se ky ka qenë një hap i rëndësishëm”, ka thënë ajo.

“Bisedat fillimisht i kemi nisur për njohje të ndërsjelltë e jo njohje de-facto. Nuk është vlerësuar mjaftueshëm nga aleatët lëvizjet që ka bërë Kosova, nga kërkesa në njohje të ndërsjelltë si qendra e negociatave tona në një pranim të një marrëveshjeje bazike”, është deklaruar Gërvalla – Shwarz./Demokracia/.

MARRËVESHJA BAZË: NUK PARAGJYKOHEN PIKËPAMJET E PALËVE PËR STATUSIN E KOSOVËS

Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] ka Preambulën dhe 11 nene. Në Preambulën e saj, që përmban 6 fjali, në mesin e tyre përmendet edhe çështja e statusit të Kosovës.

Kryeministri Kurti, në këtë marrëveshje, nuk ka këmbëngulur që Kosova është shtet i pavarur. Përkundrazi, ai është pajtuar që qëndrimi për ekzistencën e Republikës së Kosovës të mos vlejë.

“Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”, thuhet ndër tjerash në Preambulën e Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel, shkruan Demokracia.com.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com