Saturday, July 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAhmeti flet për dështimin e shkuarjes në zgjedhje: Tendencë e Kurtit për...

Ahmeti flet për dështimin e shkuarjes në zgjedhje: Tendencë e Kurtit për ta larguar vëmendjen nga dështimet e mëdha

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka thënë për Ekonomia Online, se iniciativa e fundit për të shkuar në zgjedhje, ka qenë lojë dhe tendencë e Qeverisë Kurti për ta larguar vëmendjen nga dështimet në sferën e brendshme dhe të jashtme. Si shembull përmend dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ahmeti ka thënë se është e ditur botërisht se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, pa një përkrahje edhe të deputetëve të mazhorancës.

Ahmeti këmbëngul që në zgjedhje të shkohet përmes dorëheqjes së Qeverisë.

“Duke parë rrjedhat e deritanishme në menaxhim të tërësishëm të situatës, jo vetëm në fushat me të cilat administron dhe menaxhon Qeveria por kryesisht defektet më të mëdhaja që i ka raportet me ndërkombëtarët, me gjithë shtetet fqinje në rajon dhe me dobësitë ose me mospunën e deritanishme të kësaj Qeverie, ne mendojmë që duhet dhënë përgjegjësi dhe llogaridhënie përmes dorëheqjes e jo përmes mekanizmave tjerë. Fundi i fundit, nuk i kemi numrat e mjaftueshme si opozitë për të ndikuar në shpërbërjen e Kuvendit. Shpërbërja e Kuvendit, është i vetmi mundësi nëpërmjet votës edhe të pozitës sepse opozita nuk i ka numrat. Me kohë kemi qenë të bindur se është një lojë dhe një mekanizëm për të tërhequr vëmendjen nga dështimet, kryesisht në Këshillin e Evropës dhe në dështimet tjera të brendshme sepse kemi parë që ka mungesë të vullnetit për të shkuar në zgjedhje nga mazhoranca”.

Ahmeti, i cili udhëheq me Komunën e Lipjanit, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka arritur që ta largojë vëmendjen nga dështimet e kohëve të fundit. Sipas tij, më shumë është përfolur për “darkën e famshme” ndërmjet Kurtit e Krasniqit, se sa për dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“E vetmja mënyrë nëse një pjesë ose tërësi i grupit parlamentar të mazhorancës është i gatshëm për të votuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë ose dorëheqja e eventuale e Qeverisë. Fakti i shpërbërjes së Kuvendit nuk është në dorën e opozitës, është në dorën e mazhorancës. Numrat janë të pamjaftueshme të Qeverisë për ta shpërbërë Kuvendi dhe fundi i fundit, nuk e shohim defektin te Kuvendi”.

“Mund të jetë pretekst, përndryshe tendencat sipas vlerësimit tim personal janë më tepër për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e mëdha që ka pasur gjatë qeverisjes dhe kulmi i këtij dështimi është dështimi në Këshillin e Evropës, sepse pritjet kanë qenë të tilla dhe unë besoj se e ka arrit pak a shumë këtë vëmendje me e spostu nga ky dështim dhe nga dështimet tjera të brendshme në vendin tonë, duke u marrë të gjithë mediat, shoqëria në tërësi me një darkë ndërmjet dy liderët e partive politike (Albin Kurti dhe Memli Krasniqi)”, u shpreh Ahmeti.

E mospjesëmarrjen e kryetarit të LDK-së, e vlerëson të drejtë, pasi sipas tij agjenda legjislative nuk diskutohet në “kafe”.

“Ftesa ka qenë që të diskutohet për agjendën legjislative. Agjendën legjislative e ndërton Kryesia e Kuvendit, të gjitha partitë politike kemi përfaqësues në Kryesi të Kuvendit dhe kjo nuk mund të bëhet në ‘kafe e restorante’ agjenda legjislative por duhet të bëhet në seanca zyrtare në Kryesi të Kuvendit dhe çështja fondamentale ka qenë se kemi qenë të vetëdijshëm që nuk është esenca e atij takimi aty, esenca e atij takimi ka qenë kryesisht shpërqendrim i vëmendjes së publikut dhe në anën tjetër tejkalim i një momentumi të papërshtatshëm e të pafavorshëm për Qeverinë aktuale për shkak të dështimeve që i ka”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com