Zyra e presidentes Vjosa Osmani ka hapur një tender për furnizim me kuti të veçanta për dhurata. Vlera e këtij tenderi është parashikuar të jetë 19 mijë e 500 euro.
Vjosa Osmani shumë shpejt në zyrën e saj do t’i ketë edhe disa kuti “speciale” për dhurata.
Procesi për blerjen e tyre veçse ka nisur, shkruan Demokracia.com.
Tenderi që është hapur për blerjen e tyre kap vlerën e 19 mijë e 500 eurove.
“Furnizim me kutia të veçanta për dhurata protokollare. Vlera e parashikuar e kontratës: 19,500.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 28.06.2024, koha: 14:00:00, vendi: Tenderi dorëzohet përmes platformës elektronike”.
Sipas përshkrimeve që janë bërë në dosjen e tenderit kuptohet se të gjitha kutitë janë me kualitet të lartë. Disa nga to janë të lëkurës e disa nga druri.
Kutitë e kërkuara ekskluzive të lëkurës me kualitetit të lartë janë disa lloje, për të cilat Presidenca ka dhënë përshkrime për secilën prej tyre. /Demokracia.com/