Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogS’ka unitet, Kurti, Osmani dhe Konjufca të përçarë para proceseve të rëndësishme

S’ka unitet, Kurti, Osmani dhe Konjufca të përçarë para proceseve të rëndësishme

Në kohën kur marrëdhëniet me ndërkombëtarët nuk janë të mira, e Kosova nuk po shënon rezultate pozitive në rrugën integruese, krerë të shtetit e aktorë politikë opozitarë janë të ndarë e të përçarë. Kështu të paktën thonë njohës të politikës, sipas të cilëve ky mosunitet po e dëmton vendin drejt proceseve të rëndësishme.

Të ndarë e të përçarë, krerë të shtetit e të zgjedhurit e popullit në legjislativ, po e përfaqësojnë vendin para proceseve të rëndësishme integruese.

Rezultatet vlerësohet se nuk janë të mira, s’ka njohje e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

E unitet nuk ka as kur marrëdhëniet me ndërkombëtarët vlerësohet se nuk janë të mira, e kur presioni për të dërguar draftin e themelimit të Asociacionit në Kushtetuese është shtuar.

Për këtë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i ka dërguar një letër presidentes Vjosa Osmani, me ç’rast edhe i ka kërkuar dorëheqjen.

“Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë”.

Çështja e Asociacionit dhe procesi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, së fundmi kanë shpërfaqur pakënaqësitë mes dy krerëve të shtetit, raporton RTK.

Sipas njohësve të fushës, mosuniteti mes krerëve të shtetit e po ashtu mes ekzekutivit dhe opozitës, do ta dëmtojë vendin në rrugën integruese.

Pakënaqësitë mes ekzekutivit dhe presidentes u shpërfaqën kur kryediplomatja Donika Gërvalla i dërgoi një letër Këshillit të Evropës, ku u zotua se do ta dërgojnë draftin e Asociacionit në Kushtetuese. Për të njëjtën, nuk ishte informuar shefja e shtetit. Shkruan/Demokracia.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com