Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit maj 2024 janë raportuar 18 raste të dhunës nëfamilje, prej tyre, në Ferizaj, 12 raste, në Kaçanik, 3 raste dhe në Shtime, 3 raste. Ndërsa në muajin maj të vitit 2023 ishin të raportuara22 raste të dhunës në familje. “Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policëtprimarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesitrajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që tëraportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për tëgjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Raporton /Rrjeti.Info.