Friday, December 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDështon mbledhja e komisionit hetimor, mungon pozita

Dështon mbledhja e komisionit hetimor, mungon pozita

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar që ishte planifikuar të mbahet sot, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, raporton Ekonomia Online.


Ishte planifikuar të diskutohet lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe rreth angazhimit të ekspertëve.


Kryetarja e Komisionit Time Kadrijaj ka thënë se ishte paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ti sjellin CV-të e ekspertëve dhe të flasin për ta.

“Unë shtyva mbledhjen për sot fillimisht ka qenë në ora 11 për shkak të deklarimeve  të dy deputeteve Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci se në atë kohë kanë angazhime në paralement, kam shtyer prap mbledhjen për në ora 13:00 por po e shihni që prap s’kan ardh. Po edhe një informatë shtes afati që kemi rekomanduar ministrisë së Punëve të Jashtme për kompletimin e dokumentacionit të na sjellin në Kuvendin e Kosovës ka skaduar”, ka thënë Kadrijaj.

 “Brenda kësaj javë tri herë është shty. Janë email-at janë komunikimet që i kemi bërë, në mënyrë që me i përshtatë  ti kemi prezent këtu, por po shihet që s’ka interesim. Ne do të vazhdojmë me thirrë prapë sepse nuk kom dashtë faji të më mbetet mu. Po i ftoj ashtu siç e kam obligim ligjor do ti thërras. Në qoftë se ata dëshirojnë ta sabotojnë është përgjegjësi e LVV. Kjo është tendencë që mos të zbardhet e vëreta se çfarë po ndodh në ministrinë e Punëve të Jashtme”.

“Ajo çka është paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ka qenë ti sjellin CV-të e ekspertëve ti trajtojmë ne si komision dhe në fund të votojmë për ekspertët”, Kadrijaj.
“Në mungesë të kuorumit e mbylli këtë mbledhje” ka thënë Kadrijaj.

Deputeti i PDK Hisen Berisha ka kërkuar që ti shkruhet një raport Kuvendit dhe ti tregohet se po sabotohet puna në këtë Komision.

 “Kom prit që sot kemi edhe seriozitet edhe përgjegjësi, nuk kam dëshue të jem pjesë në asnjë mekanizmi ku shfaqet mos serioziteti, faktkeqësisht të vihet në sabotim të këtij Komisioni. Na jemi mandatu prej Kuvendit. Ti shkruhet një raport Kuvendit të tregohet se është ka sabotohet puna ose të suspendohet puna Komisionit ose të merren masa tjetra për forcim të përfqësuesve në Komision nga partitë parlamentare”, ka thënë Berisha.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë pasur asnjë ekspert të propozuar.

“Kjo veq e dëshmon atë kritikë që kemi pasur tre vite gjysëm sa i përket ministrisë së Punëve të jashtme. Fillimisht keni parë që në këtë Komision duhet të ketë në punë profesionale. Asnjë Komision Hetimor me LVV nuk  mund ta përfundoj punën dhe të nxjerrë një raport për Kuvendin e Kosovës. E patë me propozimin e ekspertëve në Komision, vetëm pat akuza të personave të propozuar mirëpo nga LVV  nuk kemi asnjë ekspert të propozuar, çka do të thotë kjo”, ka thënë Shoshi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com