Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogArrestohet një person në Ferizaj me dyshimin se ka kryer rrëmbim të...

Arrestohet një person në Ferizaj me dyshimin se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19 vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer me forcë në Fushë Kosovë nga i dyshuari GJ.H (M/K),  i moshës 23 vjeçar dhe se ajo ishte në një pikë karburanti në fshatin Bibaj të Ferizajt, që i dyshuari e kishte sjellur me një veturë dhe ishin ndaluar aty. Raporron/Rrjeti.Into.

Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin GJ.H, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimin femër të dalë jashtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellur edhe viktima femër.

“Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës”, thuhet në një njoftim të Policisë. Raporton/ Rrjeti.Info

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com