Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDy paralele me maturantë në Shtime, rrezikojnë ta humbin vitin shkollor

Dy paralele me maturantë në Shtime, rrezikojnë ta humbin vitin shkollor

Dy paralele me maturantë 12-8 (gjuhe frenge) dhe 12-9 (gjuhe angleze) në Shkollën e Mesme të Lartë “Naim Frashëri” në Shtime, rrezikojnë ta humbin vitin shkollor pasi që kanë mbetur pa vlerësim shkaku që Ddrejtoria Komunale e Arsimit në Shtime ka dështuar të rekrutojë mësimdhënës për këto lëndë dhe ka disa muaj që kjo çështje ka mbetur pa u zgjidhur. Raporton/Rrjeti.Info

Rreth kësaj çështje kanë reaguar edhe vetë prindërit. Reshat Mujota, kryetar i këshillit të prindërve në këtë shkollë , njëherësh edhe kuvendar i pavarur në Shtime, ka thënë se nxënësit e këtyre paraleleve rrezikojnë ta humbin vitin. “E kam ngritur zërin edhe në kuvend për këtë problem se DKA-ja njk ka arritur të punëson mësimdhënës për këto dy lëndë. Ata mund ta humbin vitin sepse sipas udhëzimit Adminiatrativ mësimdhënësit e tjerë nuk kanë të drejtë t’i notojnë për lëndët tjera”, ka thënë Mujota.

Rrjeti.Info, merr vesh se “DKA-ja në Shtime ka ushtruar trysni tek menaxhmenti i shkollës dhe mësimdhënësit që këtyre nxënësve t’u mbyllen notat pa vlerësim (e cila është vepër e rëndë penale) dhe si pasojë e kësaj merret vesh se ka ndodhur edhe një shkëmbim i e-mailve ndërmjet shkollës dhe DKA-së”.

Sot Këshilli Drejtues i prindërve kanë mbajtuar takim duke shprehur shqetësimin e tyre. Aktualisht është duke u mbajtur takimi. Se si do të mbetët kjo çështje portali Rrjeti.Info do t’ju mbaj të informuar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com