LVV: Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti e vënë komunën në shërbim të Abdixhikut
Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan nëpërmjet një reagimi ka kritikuar të parin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmetin se komunën e Lipjanit e ka vënë në shërbim të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut. “Sekretari i Lumirit, Imri Ahmeti e ka vënë komunën në shërbim të Abdixhikut Imri Ahmeti, formalisht kryetar komune, kurse efektivisht Sekretar i Lumir Abdixhikut ka kohë që institucionin e komunës e ka vënë kundër Kryeministrit Kurti e në shërbim të Lumir Abdixhikut. Siç pritej e siç kemi paralajmëruar, Imri Ahmeti këtë mandat nuk e ka marrë për qytetarët e Lipjanit, por për t’i shërbyer Lumir Abdixhikut në dëm të qytetarëve të Lipjanit”, thuhet në reagim. Sipas Vetëvendosjes tani që po bëhen tri vjet të këtij mandati, Imri Ahmeti thuajse nuk ka bërë asnjë punë si Kryetar i Komunës, por nuk ka pushuar së sulmuari kryeministrin Albin Kurtin. “Imri Ahmeti që po bëhet gati për t’u kandiduar për deputet, e ka shndërruar komunën në servis të Lumirit, por qytetarët do t’i tregojnë vendin Lumirit. Dora e zgjatur e Imriut për Lumirin garanton vetëm një gjë: tërheqjen e të dyve drejt fundit”, ka kritikuar Vetëvendosje.
Në anën tjetër lidhur me kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryetari Ahmeti.