Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeSzunyog: Të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës...

Szunyog: Të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka kërkuar më më shumë punë e angazhim për t’i rregulluar më mirë “raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, raporton Ekonomia Online.

Në aktivitetet që janë mbajtur në sheshet e Kryeqytetit për nderë të Ditës së Evropës, Szunyog, u shpreh i lumtur që përfaqëson gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës e gjithashtu jam i lumtur që e përfaqësojë BE-në dhe për të gjithë ambasadorët që gjenden këtu edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Gjithashtu më pëlqej shumë që të shoh të gjitha këto stade të bukura edhe për zyrën e BE-së dhe EULEX-in të gjitha që ndodhin brenda një vendi. Mendoj se sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së”, tha Szunyog.

Kurse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shpreson që Kosova shumë shpejt do ta ketë një shtëpi dhe t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

“Shpresoj, lutem që edhe Kosova shumë shpejt ta ketë një shtëpizë këtu pra ti bashkohet BE-së. Sepse ne faktikisht vetëm se jemi evropian, edhe me sjellje edhe me kulturë edhe më të gjitha kështu që e meritojmë që të jemi pjesë e saj”, tha Rama.

“Jemi këtu në qendër të kryeqytetit në Prishtinë, në zemrën e Kosovës ku edhe po e festojmë ditën e Evropës së bashku me ambasadorin Szunyog edhe me një numër të madh të ambasadorëve të shteteve të ndryshme evropiane ku siç po e shini është një atmosferë e ngazëllyer me përplot fëmijë, qytetarë të moshave të ndryshme këtu. Duke u kënaqur në qendër të Prishtinës. Kemi një numër edhe këtu të shtëpizave të vendeve të ndryshme të Evropës për secilin qytetarë që ende nuk e ka shfrytëzuar mundësin për të udhëtuar ne Evropë edhe me shiju artin, kulturën, gastronomin, ushqimet e ndryshme që i kanë shtet e ndryshme mundën me ardh këtu sot edhe me shiju edhe atë aspekt”, tha ai.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com