Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeNëntë banesa të Komunës qëndrojnë të mbyllura, familjet skamnore jetojnë në kushte...

Nëntë banesa të Komunës qëndrojnë të mbyllura, familjet skamnore jetojnë në kushte të rënda

Dhjetëra familje skamnore në Komunën e Shtimes prej disa vitesh po jetojnë në kushte të vështira teknike dhe ekonomike, disa jetojnë me qera dhe disa të tjera jetojnë nëpër shtëpi të huaja shkaku që nuk kanë mundësi ta zgjidhin çështjen e banimit. Por, sipas asamblistëve, kjo Komunë i ka nëntë banesa në pronësi që nga paslufta dhe deri më tash nuk ka marrë asnjë vendim për t’ia dhënë qoftë në shfrytëzim familjeve skamnore. Raporton / Rrjeti.Info.

Në një nga mbledhjet e Kuvendit Komunal, asamblisti i Lëvizjes për Bashkim Rexhep Gashi, kishte thënë se kryetari i kësaj komune Qemajl Aliu, gjatë fushatës zgjedhore kishte dhënë zotime se me ardhjen në pushtet do t’i ndante këto banesa për familjet stanore, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur deri më tani. “Janë nëntë banesa që janë duke qëndruar të mbyllura prej 20 vitesh dhe jeni zotuar se në vitin e parë do t’i bëj zgjidhje banorëve që kanë nevojë. Çka ka ndodhur me atë premtimin e juaj sepse banesat janë aty prej 20 vitesh, kjo ishte pyetja ime kurse përgjigje mora diçka tjetër”, kishte thënë Gashi.

Rrjeti, ka vizituar një familje skamnore në afërsi të Shtimes e cila kishte kërkuar nga komuna disa herë për zgjidhjen e çështjes së banimit, por kërkesat e tyre nuk ishin shqyrtuar asnjëherë. “Prej disa vite kemi bërë kërkesa por nuk ka asgjë deri më tani. Jemi duke jetuar në këto kushte të vështira , por nuk e kemi asnjë mundësi për ta ndërtuar një shtëpi sepse jetojmë me social”, ka thënë kryefamiljari i kësaj familje me kusht që mos t’i publikohej identiteti.

Rrjeti, brenda burimeve të veta në Qendrën për Punë Sociale, në Shtime ka mësuar se në këtë komunë rreth 35 familje janë në pritje për ta zgjidhur çështjen e strehimit.

Kujtojmë se komuna e Shtimes gjatë kohës së fundit ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e disa shtëpive për familjet skamnore.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com