Sunday, October 6, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAGK i reagon Bashës: E tregoi hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen...

AGK i reagon Bashës: E tregoi hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Dimal Basha, pas reagimit të tij në Facebook, përmes të cilit ai mundohet të arsyetojë qasjen e papranueshme në studion e Radio Televizionit publik të Kosovës ndaj gazetarit pas pyetje që iu bë në lidhje me Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

AGK, në reagimin e tyre në Facebook, ka thënë se kundërpërgjigja e Bashës “tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë.”

Asociacioni i Gazetarëve ka ftuar deputetin Basha për përmbajtje “nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK.”

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com