Asfaltohet rruga “ Idriz Seferi” në Kaçanik
Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës kanë asfaltuar rrugën “ Idriz Seferi me gjatësi prej 1300 metra. Punimet në në këtë aks të rrugës janë përcjellur nga nënkryetari Sabedin Vishi dhe drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani. Nënkryetari Vishi tha se ky projekt ka rëndësi të madhe për qytetarët e kësaj pjese të qytetit mjaft të frekuentuar. Raporton/Rrjeti.Info.
Menaxheri i projektit Ilir Koraqi ka thënë se projekti është realizuar nga Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës së Kaçanikut dhe Ministrisë së Infrastrukturës, dhe përfshinë trotuarin dhe ndriçimin publik, kurse gjatësia e rrugës së asfaltuar është 1300 metra.