Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeOpozita: Komuna e Lipjanit po përballet me dhjetra vendime të kunderligjshme

Opozita: Komuna e Lipjanit po përballet me dhjetra vendime të kunderligjshme

Shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së në Lipjan Araim Jashari, në një intervistë për portalin /Rrjeti.info, ka thënë se ekzekutivi po përballet me dhjetëra vendime të kunderligjshme të cilat po kthehen për shqyrtim nga Ministeia e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sipas Jasharit, zëri i opozitës gjithmonë po ‘has’ në vesh të shurdhër. “Janë dhjetëra vendime të kunderligjshme që sipas arsyetimit të Qeverisë ka mungesë të bazës ligjore dhe nuk përputhen me hartat zonale të cilat janë miratuar nga Komuna e Lipjanit, kështu që ne e kemi një problem të madh si kuvend dhe ky problem çdo herë po rritet”, ka thënë Jashari. SIPAS Tij grupi i kuvendarëve të PDK-së është duke e bërë nje punë të jashtëzakonshme duke i ngritur kërkesat e vazhdueshme dhe hallet e qytetarëve në Kuvend. “Vetëm unë personalisht si shef i grupit kam ngritur mbi 200 kërkesa e shqetësime legjitime të qytetarëve dhe ato kërkesa nuk ka mundur të thotë askush nga ekzekutivi se nuk janë te duhura”,ka bërë me dije Jashari./Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com