Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDOKUMENTE | Shkelje të mëdha në punësimet e QKMF-së në Shtime, inspektorati...

DOKUMENTE | Shkelje të mëdha në punësimet e QKMF-së në Shtime, inspektorati e gjobiti vetëm më 500 euro

Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje të ligjit, punësime pa konkurs dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve nga drejtues të QKMF-së në Shtime. Për këtë, ky institucion ishte gjobitur me 500 euro, shkruan Demokracia.com.

Në vitin e kaluar, Inspektori i Punës së Republikës së Kosovës i ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 eurove QKMF-së në Shtime “Dr Vezir Bajrami”. Gjoba që nuk është e lartë në krahasim me shkeljet është bërë për shkak se ky institucion nuk ka zbatuar një vendim të inspektoratit, i cili kishte gjetur se drejtoresha e QKMF-së, Pranvera Bajrami, kishte bërë tri punësime të kundërligjshme në krye të këtij institucioni, pa përfillur procedurat e ligjit të punës. I kundërligjshëm është vlerësuar edhe vetë punësimi i Pranvera Bajramit, por ajo më pas ka dhënë dorëheqje.

Fillimisht, pas një ankesë që kishte marrë inspektorati kishte autorizuar Afërdita Metushi Berishën që të bënte administrimin e provave lidhur me punësimet.

Pas analizimit të dokumentacionit të prezantuar: Kontrata e punës për të punësuarit: Fahrije Maksuti, Musë Baftiu, Behxhet Hyseni, Osman Ismajli, Kotrata Publike Kornizë 24 Mujore Nr.03/1/014, Vendimet Nr.02/02,100,101,102,107/, dëshminë e pagave për muajt tetor, nëntor 2022 dhe muajt prill, maj, nga organi i punësimit QKMF-së Dr.Vezir Bajrami dhe pala ankuese Rrahman Jakupi në bazë të ankesës nr.38/2023 të datës 25.05.2023, vërtetohet se: Dr.Pranvera Bajrami në pozitën e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami”në Shtime është emëruar vetëm me Vendimin Nr.02/02 të datës 11.01.2022, sipas të cilit vendim znj. Pranvera Bajrami caktohet Ushtrues i Detyrës Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Vezir Bajrami” në Shtime dhe në këtë rast punëdhënësi QKMF-Shtime nuk ka përfillur procedurën e themelimit të marrëdhënies së punës për drejtor të QKMF-së në Shtime, pra nuk ka zbatuar dispozitën ligjore të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, sipas të cilit citon: punëdhënësi në sektorin publik është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës”, thuhet në raportin e inspektores për punësimin e kundërligjshëm të vetë drejtoreshës Pranvera Bajrami.

Në raportin që e ka parë Demokracia.com, thuhet se sipas vendimit nr. 128 të datës 04.04.2022, të punësuarit Musë Baftiu i ishte ndërruar vendi i punës nga pozita që kishte me kontratë pune për kohë të pacaktuar Kryeinfermier i QKMF-së, në vendin e punës Infermier në Mjekësinë Familjare në QKM – Shtime, pastaj të punësuares Fahrije Maksuti me vendim i ishte ndërruar vendi i punës nga pozita që kishte me kontratë pune për kohë të pacaktuar, Kryeinfermiere e shërbimit të mjekësisë familjare në kohë të pacaktuar, në QKMF – Shtime, në vendin e punës infermiere në MF-QKMF në Shtime..

Behxhet Hysenit i ishte ndërruar vendi i punës nga pozita që kishte sipas kontratës së punës për kohë të pacaktuar, Kryeinfermier i njësisë urgjente në kohë të pacaktuar në pozitën Infermier në mjekësinë familjare (në protokolim) në QKMF-Shtime, si dhe të punësuarin Osman Ismajli sipas vendimit nr.127 i ishte ndërruar vendi i punës nga Kryeinfermier i mjekësisë urgjente që kishte me Kontratë pune për kohë të pacaktuar në pozitën Infermier në mjekësinë familjare në QKMF – Shtime, si dhe të njëjtat pozita janë zëvendësuar me të punësuarit: Sahadete Sopa, e cila caktohet ushtrues i detyrës së Kryeinfermierit në QKMF – Shtime, Fikrije Xhelili caktohet ushtrues i detyrës në pozitën Kordinatore e Sistemit informativ shëndetësor, Isuf Abazi caktohet ushtrues i detyrës ne pozitën kryeinfermier në Mjekësinë Familjare QKMF-së Shtime, Mervete Hasani caktohet ushtruese e detyrës në pozitën Kryeinfermiere në Urgjencë në QKMF – Shtime, pa përfillur procedurat ligjore sipas nenit 4 paragrafi 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, si dhe duke mos zbatuar kontratat e punës për të punësuarit e lartcekur që janë për kohë të pacaktuar, të cilat kontrata janë të firmosura nga punëdhënësi dhe të punësuarit, në këtë rast punëdhënësi bënë shkelje të nenin 17 paragrafi 1 të Ligjit të Punës Nr.63/L-212, sipas të cilit nen i punësuari caktohet në vendin e punës për të cilin ka lidhur Kontratë Pune, sipas dëshmisë së pagave mujore të prezantuar nga punëdhënësi i të punësuarit: Musë Baftiu, Osman Ismajli, Behxhet Hyseni dhe Fahrije Maksuti, me ndërrimin e pozitave iu ndryshohet edhe paga mujore, provë: pagat mujore për muajin tetor, nëntor 2022, nuk janë të njëjta me muajt prill, maj 2023 me të cilën vërtetohet se të punësuarit me ndërrimin e pozitave pa përfillur procedurat ligjore u është ndryshuar edhe pagesa e pagave mujore.

“Punëdhënësi QKMF-Shtime nuk prezantoi dëshminë si janë të punësuar mjekët specialistë Dr. Beqir Beqa dhe Dr. Efendi Sahiti apo janë të angazhuar përmes Kontratës Publike Kornizë 24 mujore Nr.03.01.014 të lidhur me datë 20.04.2021 ndërmjet “Caritas Kosova” dhe Komuna e Shtimes, për shërbime shëndetësore shtëpiake-paliative dhe shërbimet sociale e rezidenciale për personat në nevojë në Komunën e Shtimes – Kontratë kornizë me numër 617-21-905-2-1-1, e cila kontratë nuk përmban pozitat të cilat i ushtrojnë mjekët e lartcekur dhe në këtë rast punëdhënësi ka bërë shkelje të nenit 10, nenin 11 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, sipas të cilit kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari dhe kontrata duhet të përfshin elementet e përcaktuara sipas nenit 1 1 të këtij ligji, ku vërtetohet se pretendimet e palës ankuese janë të bazuara”, thuhet tutje në raport, përcjell Demokracia.com..

Inspektorja e punës më 07.07.2023, ka hartuar Raportin Zyrtar dhe konstatoi se: Ankesa Nr.38/2023 e datës 25.05.2023, e parashtruar përmes mjeteve elektronike-emailit është e bazuar..

QKMF-së i ishte dhënë mundësi që brenda afatit tre ditësh nga dita e pranimit të këtij Raporti Zyrtar t’i paraqes vërejtjet në gjendjen e konstatuar, e cila do të konsiderohet pjesë përbërëse e raportit zyrtar. Ky institucion kishte paraqitur argumentet e veta, por në dokumentin që e posedon Demokracia.com, ato i ishin rrëzuar nga organi i shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës..

Demokracia.com ka mësuar se ai po mungon që nga emërimi i tij si drejtor në këtë komunë. Për të parë sa seriozisht është marrë shëndetësia në Komunën e Shtimes, kryetari Aliu kishte vendosur që të emëronte drejtor një person që vjen nga Fushë-Kosova.

Demokracia.com ka raportuar vazhdimisht për punësimet nepotiste në QKMF-në e Komunës së Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu.. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com