Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeKrasniqi vizion deputeten Musliu: Gane, deri në rehabilitim të plotë, mos harro...

Krasniqi vizion deputeten Musliu: Gane, deri në rehabilitim të plotë, mos harro se ke shumë miq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliun, e cila kohë më parë ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Krasniqi ka bërë me dije se deputetja Musliu po i mungon jetës publike dhe debateve parlamentare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se deputetja e PDK-së e ka gjithë mbështetjen e partisë.

Bashkë me Melizën, vizituam sot shoqen dhe kolegen tonë, Ganimete Musliu, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër. U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar. Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd”, ka shkruar Krasniqi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com