Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeBie fasada e ndërtesës, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal

Bie fasada e ndërtesës, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime ndërsa tani vendi i ngjarjes është siguruar nga zjarrfikësit. Të pranishëm janë edhe Inspeksioni i Komunës së Prishtinës.

Bashkim Zeneli udhëheqës i skuadrës së zjarrfikësve “Prishtina 2” ka thënë se në mëngjes kanë pranuar thirrje që është duke rënë fasada nga banesat në rrugën “UÇK”.

“Ne jemi në këtë intervenim dhe udhëheq të incidentit. Në orën 9:25 kemi pranu thirrje që është duke ra fasada nga banesat që është duke rrezikuar qytetarët dhe menjëherë kemi dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Diku rreth 70% të punës e kemi kry kurse nga hyrja tjetër nuk kemi pasur qasje sepse nuk është banesa e banueshme. E kryem intervenimin çka ishte në rrezik me ra fasada”, u shpreh Zeneli, teksa kritikoi edhe Policinë e Kosovës të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai deklaroi se u janë dashur që të merren edhe me trafikun në Prishtinë.

“Absolutisht nuk ka pasur dëme mirëpo në këtë intervenim jemi të zhgënjyer prej patrullës së policisë e cila iku nga incidenti. Na la në vendin e ngjarjes dhe po ballafaqohemi me dy punë, sigurimin tonë të automjeteve, qytetarëve, trafikut e të gjithave. Në qoftë se ka reshje atmosferike do të zbutet dhe do të bie (fasada)”, ka thënë Zeneli.

E drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë për Ekonomia Online se me marrjen e informatës ekipet emergjente të kryeqytetit janë dal në vendin e ngjarjes.

“Është një incident që ka ndodhu sot në mëngjes. Me marrjen e informatës ekipet emergjente të kryeqytetit janë dal në vendin e ngjarjes. Inspektoret dhe shërbimi i zjarrfikësve e kemi eleminu rrezikun. Një pjesë e fasadës si pasojë e shirave ka ra. Është eleminu rreziku dhe do ta pastrojmë ta kthejmë në gjendjen e mëparshme. Do të monitorojmë më tutje këtë pjesë të qytetit mirëpo edhe pjesë të tjera të qytetit për ndonjë eventualitet”, ka thënë Fushtica.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com