Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeMbeturinat e plastikës problem global – Mbjellja e fidanëve e reduktimi i...

Mbeturinat e plastikës problem global – Mbjellja e fidanëve e reduktimi i qeseve, kontribuues në ruajtjen e mjedisit

Para Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me rastin e Ditës së Tokës është zbuluar instilacioni “Muri apo Premtimi i Pjerrtë”, i ndërtuar përmes përdorimit inovativ të plastikës së ricikluar, që shërben si një reflektim mbi ndërgjegjen tonë mjedisore dhe nevojën urgjente për praktika të qëndrueshme, raporton Ekonomia Online.

Motoja e sivjetme është “Planeti kundër plastikës”, pasi mbeturinat e plastikës konsiderohen se janë bërë problem global.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se problemi global me mbeturinat e plastikës vërehet edhe në vendin tonë, sidomos gjatë vërshimeve.

Për këtë arsye, Aliu përmendi vendimin për reduktimin e qeseve të plastikes.

“Sot është 22 Prilli, Dita Botërore e Tokës dhe për këtë vit motoja  është ‘planeti kundër plastikës’, që i bie se çështjet e mbeturinave të plastikës janë bërë problem global dhe i tërë planeti është duke u ballafaquar me ndotje masive e cila po ja zë frymën dhe po e shkatrrën planetin tonë. Natyrisht që situata nuk është më e mirë në vendin tonë sado që mund të mos duket në sy të parë kur të kemi vërshime përpos që na bie ndërmend që ndryshimet klimatike po na ndikojnë edhe ne i shohim edhe mbeturina plastikës që na vërshojnë bashkë me vërshimet e ujit e që kuptojmë qeset e plastikës dhe shishet e plastikës i lemë dhe i hedhim kudo dhe  nuk kemi arrit të ndërtojmë ende një sistem të mirëfilltë të menaxhimit të mbeturinave. Kjo ka qenë edhe detyra  themelore e Ministrisë sonë që krahas strategjisë dhe ndërtimit të mekanizmave  të marrim edhe hapat konkret për reduktimin e qeseve të plastikes dhe krijimin e mekanizimit respektivisht sistemit”, u shpreh Aliu.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se dikasteri i tij po kontribuon në masë të madhe në ruajtjen e mjedisit në vend. Ai përmendi edhe aksionin për mbjelljen e 1 milion fidanëve në tërë Kosovën përgjatë periudhës 2021 – 2022.

“Sot, ne Ditën Ndërkombëtare të Tokës, le të rifreskojmë përkushtimin tonë për të mbrojtur, kujdesur dhe restauruar mjedisin që na rrethon. Kjo datë simbolizon më shumë se një ngjarje vjetore, ajo shërben si një kujtesë e pandërprerë për përgjegjësinë tonë ndaj Tokës – shtëpisë sonë të përbashkët. Mbrojtja e tokës, e pyjeve dhe e gjithë ekosistemeve që na mbështesin nuk është vetëm një detyrim, por një domosdoshmëri”.

“Së bashku me Presidenten Osmani dhe Ministrin Aliu dhe partnere vendore e ndërkombëtare kemi iniciuar nismën për 1 milion fidane në tërë Kosovën përgjatë periudhës se mbjelljeve 2021 – 2022. Agencioni Pyjor i Kosovës vazhdon me aksionet e rregullta të pyllëzimit, dhe deri me tani janë pyllëzuar afro 1, 5 milionë fidane në një sipërfaqe  prej 563 ha (2021, 2022, 2023, kurse ne vjeshtën e këtij viti janë planifikuar të pyllëzohen 100 ha me mirëmbajtje. Në kuadër të partneriteteve ndërkombëtare për herë të parë kemi arritur të krijojmë 7 njësi emergjente në Zyrat Rajonale të APK-së te cilat parashihen të reagojnë në monitorimin, parandalimin dhe shuarjen e zjarreve pyjore ne raste emergjente. Përmes këtyre nismave, ne jemi të angazhuar për  të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme  dhe me të gjelbër për të gjithë duke ruajtur pasuritë tona natyrore”, u shpreh Peci.

E ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se mbrojtja e mjedisit, është prioritet i ministrisë së saj. Ajo përmendi edhe ndërtimin e shkollave e çerdheve që si prioritet e kanë krijimin e “ambientit të shendosh si fizik ashtu edhe psikologjik”.

“Në ditën kur bota mbarë risjell në vëmendje rëndësinë e padiskutueshme të mbrojtjes së planetin tonë, të gjithë bashkë sidomos ju me këtë vepër instilacioni po e shënojmë krejtësisht origjinale dhe kreative. Arti është të instrumenti më i bukur dhe shpesh më efektivë që na bën tërësisht të vetëdijshëm për problematikat shoqërore dhe mjedisore, për përgjegjësit që i kemi secili dhe secila prej nesh”, u shpreh Nagavci.

“Në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ministrisë se Arsimit, mbrojtja e mjedisit  është pjesë integrale e të gjithave politikave dhe krahas çështjeve të tjera të ngërthyera them aspektit ndërkolikular, në të  gjitha shkollat dhe çerdhet që po ndërtojmë si Ministri e Arsimit, renovimin që po i bëjmë  një nga parimet bazë  të infrastrukturës është siguria e një krijimit të ambientit të shendosh si fizik ashtu edhe psikologjik për nxënësit dhe stafin mësimor”, tha Nagavci.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com