Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDëmtimi i gypave të kanalizimit gjatë punimeve të nënkalimit në Lipjan, nxit...

Dëmtimi i gypave të kanalizimit gjatë punimeve të nënkalimit në Lipjan, nxit reagimet e opozitës

Subjekti opozitar i PDK-së në Lipjan ka ngre shqetësime lidhur me punimet që po zhvillohen në qendër të qytetit pasi që rrjeti i kanalizimit shpeshherë po dëmtohet dhe me ditë të tëra nuk po rregullohet nga askush. Arsim Jashari, shef i grupit të Kuvendarëve nga ky subjekt opozitar ka kritikuar ekzekutivin se ka dështuar ta menaxhon projektin e nënkalimit. “Kanalizimi ka shpërthyer tash e sa ditë dhe nuk po intervenohet, temperaturat e larta tash po shkaktojnë erëra të pa përballueshme për lokalet dhe banorët në këtë pjesë. Padrejtësia e radhës është se disa lokaleve ju kanë ardhur dokumentet për aplikim të shfrytëzimit të terasave, pak po ju doket që i keni izoluar dhe dëmtuar këto biznese, sa që edhe doni të kërkoni qera për shfrytëzimin e terasës, ku nuk ka njëri aty se nuk mundet të ulet për të pirë kafe nga pluhuri dhe zhurmat të cilat janë duke u shkaktuar.

Lironi bizneset dhe ndihmoni deri sa të përfundon”, ka kritikuar Jashari.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com