Saturday, December 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeHaxhiu për vrasjet e grave përmend rishikimin e Kodit Penal: Për ta...

Haxhiu për vrasjet e grave përmend rishikimin e Kodit Penal: Për ta fituar këtë betejë, na duhet punë serioze

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet për vrasjet e grave në Kosovë. Duke përmendur vrasjen e grave në Ferizaj e Pejë, Haxhiu ka thënë se e sheh të domosdoshme rishikimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Haxhiu ka thënë se databazën që e posedon dikasteri i saj, çdo muaj raportohen mbi 200 raste të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Angazhim, ka kërkuar edhe nga niveli lokal.

“Ditët që lamë pas të gjithë përjetuam pikëllim qe solli  dy ngjarjet e renda në Kosovës. Kosova që prej çlirimit të saj ka 99 gra të vrara nga këto 64 gra janë të vrara. Bazuar në databazën e MD-së kemi mbi 200 raste që raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave dhe në familje. Kërkohet angazhimi më i madh i institucioneve. Këtu përfshihet edhe domosdoshmëri e nivelit komunal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka pasur kritika edhe për sistemin gjyqësor, duke thënë se kryerësit e këtyre veprave kanë qenë recidivist. E për ta fituar, siç ka thënë ajo, këtë betejë, Haxhiu ka përmendur nismën për rishikimin e Kodit Penal dhe atij Civil.

“Personat e dyshuar po del që janë recidivist. Përkundër që kemi marr shumë masa po duket që duhet të vazhdojmë ende me punë e angazhim. Për të fituar këtë betejë, na duhet punë serioze. Kur dhuna ndodh duhet përgjigje e duhur institucionale. Do të bëjmë edhe një herë rishikimin Kodit Penal dhe Procedurës Penale. Jemi duke punuar në rishikimin e dispozitave për armët. Politikat e ulëta ndëshkimore, moszbatimi i ndryshimeve të reja në Kodin Penal”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com