Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDëmtimi i antenës që ndali komunikimin e Policisë në veri, hesht Ministria...

Dëmtimi i antenës që ndali komunikimin e Policisë në veri, hesht Ministria e Sveçlës

Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Speciale e Kosovës e as Policia nuk kanë dashur të flasin, një ditë pas raportimit të Dukagjinit se një antene, pajisje e infrastrukturës kritike për institucionet e sigurisë, u dëmtua qëllimshëm. Kualifikimi i veprës penale si ‘nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”, ua ka kaluar automatikisht në kompetencë rastin krimeve të rënda të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, çka sipas njohësve të sigurisë dëshmon për seriozitetin e rastit.

Për më shumë se dy orë Policia e Kosovës kishte mbetur pa asnjë formë komunikimi dy ditë më parë në veri të vendit.

Siç raportoi ekskluzivisht Dukagjini nga dëmtimi i qëllimshëm i një antene, policisë nuk i funksionuan radiolidhjet, telefonat e as interneti.

Pavarësisht seriozitetit të ngjarjes, çka e dëshmoi edhe kualifikimi i veprës penale kundër rendit kushtetues, as këtë të mërkurë nuk ka pasur reagim nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, e i cili shpesh ka qenë i zëshëm kur bëhet fjalë për veriun edhe për kompetenca që prekin Policinë e Kosovës, nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit.

Ani se nuk ka të dyshuar, dëmtimi i kësaj antene u cilësua si ‘nxitje e urrejtjes dhe përçarjes” dhe kështu rasti i ka kaluar për hetim Prokurorisë Speciale të Kosovës nga Themelorja.

Por, për rastin alarm kanë ngritur njohësit e sigurisë, duke e vlerësuar këtë si paralajmërim nga bandat kriminale.

“Natyrisht që dëmtimi i antenave të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit përvec që është shqetësuese si akt, natyrisht që jep sinjal të ekzistimit të grupeve të mirëorganizuara, mirë kualifikuara dhe me qëllim të pastër për ta mbajtur në tension apo për ta përshkallëzuar situatën në veri të vendit,” ka thënë Ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk është përgjigjur për televizionin, ashtu sikurse kanë heshtur edhe Policia, e që Dukagjini merr vesh se Krimet e rënda në kuadër të këtij institucioni po merren me rastin.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme sugjeron hapa më konkret nga institucionet e drejtësisë.

“çështja ka kaluar në kompetencën e Prokurorisë Speciale pra vet kualifikimi tregon që ka një rëndësi të veçantë, një vepër e tillë e cila kualifikohet ne grupin e veprave kundër rendit kushtetues prandaj po shpresojmë për një hetim të shpejt që mund të shërbehet pastaj në zbulimin e motivit dhe si preventivë për ndalimin e ndonjë akti të mundshëm, ndoshta edhe terrorist,” shtoi Hoxha.

Antena që u dëmtua ishte në Milenicë, fshat në kufi me komunën e Zveçanit. E njëjta, pas dëmtimit po ruhej nga Policia e Kosovës.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com