Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeOsmani për Imri Ahmetin: Qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen

Osmani për Imri Ahmetin: Qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se është kënaqësi që presidentja ka qenë në Lipjan.

Ai tha se e njoftoi Osmanin për sukseset dhe sfidat që po ballafaqohet kjo komunë.

“Kisha kënaqësinë e veçantë me prit presidenten e Republikës së Kosovës, në kabinetin tim bashkë më bashkëpunëtorë. E informova për sukseset e deritanishme, arritjet projektet që po zhvillohen dhe natyrisht për sfidat dhe çështjet tjera me të cilat po ballafaqohemi si pushtet lokal. Është kënaqësi që sot është me ne presidentja”, tha ai.

Ndërkaq, derisa foli për kryetarin Ahmeti që vjen nga LDK, presidentja Osmani tha se qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen.

“Kam kënaqësinë që sot të pritem nga kryetari Imri Ahmeti, një prej kryetarëve me të cilin njihemi për më së 20 vite dhe kemi bashkëpunur edhe në cilësi të ndryshme, kështu që nga puna e tij e deritanishme jam e bindur se qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen dhe se projektet për të cilat më informoi sot kryetari Ahmeti do të vazhdojnë dhe do të përmbyllen me sukses”, tha Osmani.

Ajo tha se diskutuan për rëndësinë e krijimit të mundësive të reja, sidomos për të rinjtë. /GazetaExpress/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com