Kritikat për qeverisjen lokale në Gjilan, komunë që udhëhiqet nga Alban Hyseni i partisë së LVV’së, janë të shumta, dhe të njëjtat lidhen me skandale të ndryshme, përfshirë këtu edhe ato për nepotizëm, shkruan Gazeta Metro.
Një rast i tillë, pra i nepotizmit, ka ndodhur së fundi, mëson nga një burim i saj, Gazeta Metro.
Rasti ka të bëj më një konkurs publik që ishte hapur për pozitat Mjek Stomatolog i Përgjithshëm, Asistent/e të Stomatologjisë, si dhe Teknik të Dhëmbëve.
Siç mëson Gazeta Metro, të pranuar ndër të tjerë, në pozitën e Asistentes së Stomatologjisë dhe pozitën Teknik të Dhëmbëve, janë pranuar Imrane Neziri dhe Elion Gagica. Të dy këta, janë të afërt më kryetarin e komunës.
Elion Gagica mësohet që është shok i kryetarit Hyseni, ndërsa Imrane Neziri është gruaja e Ylli Rashitit, po ashtu shok i kryetarit. /gazetametro.net

Kryetari i Gjilanit, tri herë anuloi konkursin, se nuk i gjeti shokët në listë