Saturday, April 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeBislimi i “ha” fjalët përsëri: Thoshte se s`shkon në Bruksel për dinarin,...

Bislimi i “ha” fjalët përsëri: Thoshte se s`shkon në Bruksel për dinarin, por të martën “vizatohet” para Lajçakut

Kryenegociatori për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, sërish nuk do të iu qëndroi besnik fjalëve të tij.

As një muaj nuk e ka mbajtur zotimin se për çështje të dinarit nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar me Serbinë.

Ndonëse se më 21 shkurti kishte refuzuar takimin e parë, ai të martën do të “vizatohet” para emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për çështjen e dinarit, e cila po konsiderohet si çështje e brendshme e Kosovës.

Ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsyeje se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur të diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do të shohim kush mund të shkojë të flasë për çështjen e dinarit”, ishte shprehur Bislimi, kur kishte refuzuar ftesën e ndërmjetësuesit për takimin e parë.

Por, pa kaluar një muaj, numri dy i Qeverisë Kurti ka ndryshuar fjalët.

Ai tani ka pranuar të shkojë në Bruksel dhe të ulët në tavoline me kryenegociatorin serb për të diskutuar çështjen e dinarit.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, ka treguar se kësaj radhe Bislimi do të udhëheq delegacionin e Kosovës.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se në ketë takim do të diskutohet për dinarin.

Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues.”, ka thënë Kadiu.

Nuk është hera e parë që Bislimi “ha” fjalët

Kjo nuk është hera e parë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ha fjalët e tij.

Edhe më herët ai kishte bërë një gjë të tillë.

Në një intervistë në “Debat Plus”, në vitin 2022, ai ishte zotuar se në atë moment që Qeveria ndryshon qëndrim për këtë çështje do të jepte dorëheqje nga pozita që mban.

Madje, ai kishte thënë se do të largohej nga posti edhe nëse flitet për Asociacion me kompetenca jo ekzekutive.

Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin. Edhe thotë se do të krijohet Asociacioni”, qoftë edhe me kompetencs jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog. Ndoshta dikush tjetër vjen dhe e bën”, kishte thënë Bislimi.

Por, gjatë vitit të kaluar ai kishte marrë pjesë në disa takime ku është biseduar për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Madje, Bislmi nuk ka dhënë dorëheqje edhe pasi Kosova e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit, i cili po konsiderohet si autonomi për serbët e veriut.

BE-ja dhe ShAB-ja presin rezultate nga takimi i radhës

Ndonëse Qeveria është munduar ta fsheh faktin se në takimin e se martës do të flitet për çështjen e dinarit, BE-ja ka qenë shumë e qartë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka treguar se në këtë takim do të flitet për dinarin dhe temat tjera.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se diskutimit për dinarin do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur vitin e kaluar.

Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut.”, është shpreh Stano.

Edhe emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar, shpreson se kryenegociatorët të martën do të gjejnë një zgjidhje për çështjen në fjalë.

Unë ende jam duke shpresuar që, kur kryenegociatorët të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz.”, është shprehur Escobar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Çështja e dinarit ka qenë temë edhe në takimin që emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dje ka pasur në Beogradin me presidentin Serb Aleksander Vuçiq. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments