Thursday, December 5, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDirigjimi i deputetëve të VV-së nga Dejona Mihali, Bekë Berisha: “Marre më...

Dirigjimi i deputetëve të VV-së nga Dejona Mihali, Bekë Berisha: “Marre më vjen, skuqna, poshtërsi e madhe”

Skuqem, marre më vjen, kur i shoh deputetët e Vetëvendosjes kur t’ju vjen mesazhi prej Dejona Mihalit çka me thanë e çka mos m’e thanë”.

Kështu u shpreh deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në emisionin “Zen” pyetur nga Artan Behrami, se si e sheh dirigjimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga komisarja Dejona Mihali, gjë që u raportua ekskluzivisht nga gazeta Nacionale ku deputetja Adriana Matoshi pranon mesazh nga Mihali në WhatsApp se çfarë statusi të shkruajë në Facebook e të sulmojë analistin Ilir Mirena.

E kam pa, ju vjen mesazhi çka me thanë”, tha Berisha, dhe shtoi se “besomni, shpeshherë marre më vjen për ato komente”.

Hajde qe mes neve kur bëjmë debat edhe nuk ka dert, mirëpo me të huajt, në tema serioze, kur t’ju vjen mesazhi tuk atu; e këta mendojmë që po bëjnë mirë kur folin. Besom skuqna, marre më vjen. Kjo është me poshtëru jo deputetin, por krejt qat elektorat që ka votu qat njeri. Tash mu çu me të kallxu dikush tjetër çka me thanë e çka mos me thanë dhe po dalim prej vetvetes. S’ka ndodh kurrë kjo, e ishalla s’ndodh mo kurrë”, tha Bekë Berisha.

Rrumullak pesë minuta t’ish kanë Dejona në AAK s’kish mujt me qëndru me neve; se nuk shkon ashtu”, ka shtuar mes tjerash Bekë Berisha.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com