Friday, May 22, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogMoti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh...

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.

Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale.Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, duke synuar rikthimin e qarkullimit normal në këto zona.

Ndërkohë, reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e rezervave hidrike në Liqenin e Kukësit. Prej dy javësh, niveli i ujit në basenin e liqenit është në rritje të vazhdueshme, çka ka sjellë edhe shtim të prurjeve në hidrocentralin e Fierzës, duke përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës meteorologjike dhe të infrastrukturës rrugore, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes në lëvizje, sidomos në zonat malore ku pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët në vijim.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments