Friday, May 22, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNdalimet e personave me urdhër të prokurorit në Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit në Ferizaj


Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në
kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale ““Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me
paragrafin 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë një (1) personi për shkak të dyshimit të
veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës (KPRK).
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave për veprat penale si në
vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose
analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments