Kuvendi i Kosovës ka hapur një tender të vlerë 10 mijë euro për furnizim me lule. Sipas parashikimeve, me këto para do të blihen disa lloje të luleve.
Fiks 10 mijë euro po planifikon t’i shpenzojë Kuvendi i Kosovës për blerjen e disa luleve.
Për blerjen e dhjetëra lloje të luleve, ky institucion ka hapur edhe tender dhe pret që kompanitë të konkurrojnë deri më datën 20.02.2025, shkruan Demokracia.com.
“Furnizimi me lule për nevoja protokollare. Vlera e parashikuar e kontratës: 10,000.00 euro. Grupi i parë – gjithsej 11 artikuj. Grupi i dytë – gjithsej 5 artikuj. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 20.02.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Po ashtu Kuvendi do t’i blejë edhe disa fletë dekoruese, për të cilat janë dhënë disa informata shtesë.
“Shënim shtesë: Pjesa e gjelbër (fletët dekoruese) që përdoren për formësimin e ikebanit, kurorës apo buqetës nuk mund të kaloj 15 për qind të totalit të materialit të përdorur për artikullin e caktuar. Pjesët e gjelbërta dekorative te ikebanave, kurorave dhe buqetave nuk do të llogariten si lule”.
Tutje në dosjen e tenderit tregohet se “Buqetat dhe Kurorat duhet të kenë shiritin e punuar me ngjyrat: bardh, kaltër dhe verdh dhe duhet të kenë të shkruar: sipas kërkesës së njësisë kërkuese. Shiriti duhet të jetë kualitativ”.
Disa nga llojet e luleve që ka vendosur t’i blejë Kuvendi i Kosovës janë : Rose., karafil, rizantena. Hydrangea, orhide me vazne.
“Ikeban me 5 lule te ndryshme . Ikeban me 10 lule te ndryshme Ikeban me 15 lule te ndryshme . Ikeban me 20 lule te ndrysheme . Buqetë me 7 lule te ndryshme (ngjyra dhe dizajne te ndryshme). Buqetë me 31 lule te ngryshme (ngjyra dhe dizajne te ndryshme). Buqetë me 21 lule te ndryshem( ngjyra dhe dizajne te ndryshme). Kurorë me lule te fresketa – 0.60 m . Kurorë me lule te fresketa – 0.80 m. Kurorë me lule te fresketa – 1.0 m Lule te ngryshme (ngjyra dhe dizajne te ndryshme) Me metër gjatësi”./Demokracia.com/.