Banorët e Rashincës kanë shkruar sërish në rrjetin e fshatit në facebook pasi kanë pranuar një përgjigje nga kryetari i komunës lidhur me problemin e ujit.
Projekti i ujit po kundërshtohet për shkak se burimet e tyre do barten për furnizim për qytetin e Shtimes dhe më gjerë, por kjo ka nxitur reagime me arsyetime se ky lokalitet nuk ka ujë të mjaftueshëm për vete.
Ata kanë paralajmëruar protestë gjatë ditëve në vazhdim për ta kundërshtuar projektin.
Shkresa e plotë e banorëve:
“Të nderuar qytetar të Rashincës,
Në foton e bashkangjitur është përgjegjia nga Kryetari i Komunes, për sa i përket paknaqësive tona që i kemi shprehur në ankesën tonë me shkrim, drejtuar Kryetarit të Komunës,
Kryetari paska thanë se UNË JAM DAKORDUAR ME BANORET, për me vazhduar punimet…
Nuk po kuptojm me kon është dakordu kryetari?
Ne kemi dorzu ankesen me shkrim , e tash ky thot jemi dakordu!?
Gjithashtu në mbledhjen e fundit të asamblesë komunale, nuk e votuat për ta futur në rend dite, qështjen e ujësjellësit të Rashincës, e aq më teper ishit jo serioz në pytje-përgjegjie, kur the se dy-tre persona të ndikuar nga opozita po kanë mospajtime, per punimet e ujësjellësit të Rashincës.
Kryetar po ju bëjmë me dije juve dhe të gjithë tjerëve, se në ditët në vijim do të organizojmë protestë para objektit të komunës, për ta dëshmu se sa jemi të pa knaqur me ato punime që po bëhen!
Me Respekt
Këshilli Fshatit Rashincë”.




