Friday, May 22, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogAksidentet gjatë javës së kaluar në regjionin e Ferizajt

Aksidentet gjatë javës së kaluar në regjionin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve dhe aksidenteve në komunikacion 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 04 – 11/11/2024 ka shqiptuar 1211 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. 

Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :

– Aksidente me lëndime, 12
  persona të lënduar, 20
– Aksidente me dëme materiale , 17


Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Me respekt.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments