Sunday, September 8, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogAksioni më i ri per fajde

Aksioni më i ri per fajde

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të suksesshëm të realizuar dje në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, sot  me datën  21.06.2024   ka vazhduar me aksionin e radhës në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit. Raporton/Rrjeti.info

Ky operacion policor u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim”. 

Sipas Policisë, gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuaritdyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdes dhe detyrimit për të cilat janë hetuar. 

“Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës nëvlerën mbi 600.000 euro”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com