Thursday, December 5, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDOKUMENT | Ministria e Mbrojtjes nuk i paguan ushtarët për orët shtesë,...

DOKUMENT | Ministria e Mbrojtjes nuk i paguan ushtarët për orët shtesë, i çon në pushime

Në raportin e fundit të auditorit të jashtëm janë zbuluar shkelje të rëndësishme lidhur me zbatimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe Rregullores për Orarin e Punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Po ashtu, raporti ka zbuluar mangësi të rëndësishme në menaxhimin dhe furnizimin me barna dhe material mjekësor për FSK-në, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi vonesat në furnizime, mosrespektimin e procedurave të menaxhimit të pasurisë dhe një planifikim joefektiv të stoqeve të barnave, të cilat çojnë në asgjësimin e barnave pa afat, shkruan Demokracia.com.

Raporti i auditorit zbulon se Ministria e Mbrojtjes, për shkak të mungesës së buxhetit ka aplikuar kompensimin me ditë pushimi në vend të pagesës monetare për ushtarët. Megjithatë, është konstatuar se nuk ekziston një procedurë e shkruar për të rregulluar mënyrën e kalkulimit të kompensimit të punës jashtë orarit me ditë pushimi. Ky boshllëk procedural ka çuar në devijime të shumta, ku pjesëtarët e FSK-së që kujdestarojnë gjatë natës apo fundjavave kompensohen vetëm me një ditë pushimi edhe kur kujdestaria zgjat 24 orë.

“Ligji për Pagat në Sektorin Publik, Neni 36 përcakton se zyrtarët publikë dhe kategoritë e tjera të të punësuarve që paguhen nga buxheti i shtetit përfitojnë kompensim në vlerë monetare apo me pushim për punën me kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare. Por, edhe mund të kërkojnë nga punëdhënësi që në vend të kompensimit në pagë, kompensimi të bëhet me ditë pushimi. Ndërsa, Rregullorja (MM) Nr. 10/2019 për Orarin e Punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës përcakton se orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë ose tetë (8) orë në ditë, si dhe pjesëtarët e FSK-së janë të obliguar t’i përmbahen këtij orari. Orari i punës për pjesëtarët e FSK-së është prej orës 08:00 deri në orën 16:00, prej të hënës deri të premten. Ministria në mungesë të buxhetit e aplikon kompensimin me ditë pushimi. Gjatë analizimit të punës jashtë orarit të pjesëtarëve të FSK-së që e ushtrojnë këtë aktivitet kemi vërejtur se kompensimi me ditë pushimi në rastet kur mbahen kujdestari nuk është i rregulluar me ndonjë procedurë të shkruar mbi të drejtat që pjesëtarëve iu takojnë për pushim kur ata kujdestarojnë natën apo vikendeve. Nuk ka një procedurë të shkruar që specifikon se si kalkulohet puna jashtë orarit për tu kompensuar me ditë pushimi. Bazuar në të dhënat e analizuara shihet se FSK e aplikon dhënien e nga një dite pushim edhe në rastet kur ata kujdestarojnë me nga 24 orë me arsyetimin e mungesës së stafit”, thuhet në Raportin e Auditmit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023 të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas auditorit, kompensimi jo i duhur qoftë financiar apo me ditë pushimi, përveç që ndikon në motivim të pjesëtarëve, gjithashtu paraqet rrezik që ministria të ballafaqohet edhe me padi gjyqësore që do të kishin ndikim.

Auditori rekomandon që ministria të hartojë dhe të miratojë sa më shpejt procedura të shkruara për kompensimin e punës jashtë orarit me ditë pushimi. Kjo do të ndihmojë në sigurimin e një zbatimi të drejtë dhe të barabartë të ligjit dhe do të kontribuojë në motivimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të FSK-së. Për më tepër, është theksuar nevoja për një rritje të buxhetit dhe të personelit për të përmbushur kërkesat operacionale pa kompromentuar standardet e punës dhe të drejtave të punëtorëve.

Mangësitë në menaxhimin dhe furnizimin me barna dhe material mjekësor për FSK-në

Ky raport ngre shqetësime të mëdha mbi vonesat në furnizime, mosrespektimin e procedurave të menaxhimit të pasurisë dhe një planifikim joefektiv të stoqeve të barnave.

Sipas Nenit 2.1 të kontratës për “Furnizim me barna dhe material mjekësor për nevojat e FSK-së”, vlera e kontratës është 67,754 euro dhe afati kohor për dorëzimin e barnave është 7 ditë nga data e lëshimit të urdhërblerjes nga Autoriteti Kontraktues. Megjithatë, analiza e auditorit ka zbuluar se një pagesë prej 17,984 euro për këtë kontratë është bërë në kushte të papërputhshme me kontratën. Urdhërblerja u lëshua më 09.11.2023, ndërsa barnat u pranuan më 07.12.2023, me një vonesë prej 20 ditësh, për të cilën nuk u aplikuan penalizimet e parashikuara në kontratë.

Pastaj, rregullorja e Ministrisë së Financave Nr. 02/2013 për Menaxhimin e Pasurisë jo Financiare përcakton që të gjitha lëvizjet e pasurive jo financiare duhet të mbështeten në dokumentacion të saktë dhe të përditësuar. Raporti zbulon se menaxhimi i depos së barnave të FSK-së nuk bëhet përmes sistemit elektronik e-pasuria. Për pasojë, dalja e barnave tek kampet apo pacientët regjistrohet vetëm fizikisht, duke lënë stokun në sistemin e-pasurisë të pandryshuar dhe duke krijuar një mospërputhje të konsiderueshme në inventarë.

Një tjetër problem i rëndësishëm i evidentuar është rritja e stoqeve të barnave të skaduara për shkak të planifikimit dhe menaxhimit jo të duhur. Njësitë kërkuese shpesh bëjnë porosi pa pasur informata të sakta mbi stokun ekzistues në depo, çka ka çuar në rritjen e stoqeve të skaduara dhe potencialisht në kosto shtesë për asgjësimin e tyre.

“Vonesat në liferimin e barnave ndikojnë që pacientët e trajtuar nga mjeku, nuk do të kenë mundësi të marrin barnat në kohën kur ata kanë nevojë për to. Në anën tjetër, planifikimi dhe menaxhimi jo i duhur me barna si rezultat i mungesës së informatave të sakta mbi gjendjen e stokut në depo, ndikon në mungesë të barnave për të cilat kanë nevojë apo skadim të afatit të atyre që rrinë në depo për një kohë të gjatë”, thotë tutje Zyra Kombëtare e Auditmit.

Ky raport ka rezultuar me pesë rekomandime, ku prej tyre dy janë rekomandime të reja, një rekomandim i përsëritur dhe dy pjesërisht të përsëritura. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com