Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNjë mal me mbeturina në Brezovicën e “bukur”

Një mal me mbeturina në Brezovicën e “bukur”

Nuk janë të pakta rastet kur qeveritarët krenohen me bukuritë e Brezovicës. Megjithatë, kujdesi ndaj saj është për gjynah.

Pushteti qendror dhe lokal janë duke e shndërruar Brezovicën e bukur në një “katastrofë ekologjike” për shkak të pakujdesisë institucionale.

Demokracia.com ka siguruar video dhe foto afër Qendrës së Skijimit në Brezovicë, ku shihet një mal me mbeturina, të cilat me javë të tëra nuk i ka hequr askush dhe tashmë ato kundërmojnë me të madhe. Kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite të mëhershme në Brezovicë kishte folur për kapacitetet madhështore që Malet e Sharrit kanë për zhvillimin e sportit dhe turizmit malor.

“Kjo është sezona e parë dimërore e 20 viteve të fundit, që qendra e skijimit Brezovica ka rregulluar statusin e saj të funksionimit dhe ka kthyer imazhin e saj prej një margaritari të bardhë”, kishte thënë Kurti.

Ndër të tjera, ai kishte thënë se i ka bërë përshtypje bashkëpunimi në mes komuniteteve që punojnë dhe frekuentojnë qendrën e Brezovicës, duke e bërë kështu Brezovicën një tregim të suksesit e komunitetit të integruar, pa dallime.

Këto deklarata, Kurti i kishte dhënë pas një aktiviteti promovues në kuadër të programit “Drejt malit” në Brezovicë. Megjithatë, punonjësit e mirëmbajtjes, siç shihet nga pamjet, ka kohë që nuk kanë shkuar “Drejt kontejnerëve” për t’i hequr mbeturinat e komunitetit të integruar, pa dallime. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com