Thursday, December 5, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogKuvendi Komunal në Shtime shqyrton disa vendime të jashtëligjshme, mospjesëmarrja e zyrtarëve...

Kuvendi Komunal në Shtime shqyrton disa vendime të jashtëligjshme, mospjesëmarrja e zyrtarëve ligjor nxit reagimin e kuvendarëve

Komuna e Shtimes po vazhdon të përballet me vendime të jashtëligjshme të cilat po kthehen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Gjatë mbledhjes së sotme në këtë kuvend janë sjellë katër propozime për ndryshim apo shqyrtim të vendimeve. Por, mungesa e zyrtarëve ligjor në mbledhjen e Kuvendit, ka nxitur reagimin e Kuvendarëve nga opozita por edhe nga pozita të cilët kërkuar që zyrtari ligjor të marrë pjesë në seanca të kuvendit dhe të kontribuoi në interpretim të ligjeve. Raporton/Rrjeti.Info.

Fillimisht Reshat Mujota, kuvendar i pavarur në këtë kuvend ka kërkuar nga kuvendarët e tjerë që mos ta votojnë rendin e ditës pa qenë prezent një zyrtar ligjor i komunës, me arsyetimin e vendimet po kthehen të kundërligjshme nga MAPL-ja shkaku i aspekteve ligjore. “Kisha pasur kërkesë se në katër pika kemi propozim vendime për ndryshime, kisha pasur dëshirë të jetë përfaqësuesi ligjor prezent. Unë kisha thënë derisa të vije përfaqësuesi ligjor mos ta aprovojmë këtë rend të ditës sepse i kemi katër pika të ndishme dhe duhet prezenca e tij në Kuvend’, ka thënë Mujota.

Besnik Seferi nga Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu, ka kërkuar që zyrtari ligjor të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit për interpretim të ligjeve. “Uroj që shumë shpejt të vije zyrtari ligjor sepse edhe unë në seancat e kaluara kam kërkuar që të vjen ky zyrtar për shkak se ka përgjegjësitë me jap sqarimet e tij të duhura në lidhje me vendimet tona’, tha Seferi.

Perparim Ramusa nga PDK-ja tha se është shqetësuese se si kjo komunë po bën aq shumë shkelje ligjore derisa shumë vendime të Kuvendit po kthehen të kundërligjshme nga MAPL-ja. Sipas tij, secili vendim para se të vjen në Kuvend duhet të konsultohet ekzekutivi me zyrtarët ligjor me qëllim që kuvendarët mos të dalin para aktit të kryer për t’i votuar ato propozime të ekzekutivi. “Neve si kuvend po na kthehen vendimet e jashtëligjshme shkaku i aspektit ligjor , kështu që e ka obligim me qenë prezent në mbledhje zyrtari ligjor dhe me e interpretuar ligjin në mënyrë që ministria përkatëse mos të na kthej vendimet “, tha Ramusa.

Ekzekutivi me shumicë të votave shqyrtoi një varg vendimesh të cilat ishin kishin ardhur si të jashtëligjshme nga MAPL-ja.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com