Pronari i një marketi në Ferizaj ka deklaruar se një person i maskuar ka tentuar t’ia thyej lokalin-marketit, ndërsa dyshohet se pronari ka shtënë me armë zjarri (në ajër) për ta frikësuar personin e maskuar. Raporton/Rrjeti.Info.
“Njësitet policore te ankuesi, tani si i dyshuar në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar pistoletën me 8 fishekë (me leje) dhe tri gëzhoja. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftim të Polocisë.