Nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka thënë se është lajm i mirë fakti që Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për tenderët njëburimor të Qeverisë Kurti.
Bajrami ka thënë se duhen veprime të shpejta të organeve të drejtësisë për të ndalur korrupsionin dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit.
Nisja e hetimeve për tenderët njëburimor është sinjal i mirë se kushdo që prek paratë e qytetarëve përballet me ligjin.
LDK do të vazhdojë denoncimin e secilit tender, secilit veprim korruptiv të Qeverisë.
Duhen veprime të shpejta të drejtësisë për të ndalur korrupcionin përmes keqpërdorimi të dëtyres zyrtare, dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe dëformimit të konkurrencës së drejtë në treg.
Janë mbi 890 kontrata në vlerë mbi 240 milionë euro të dhëna me negocim të drejtpërdrejtë. Kjo është e papranushme!