Wednesday, May 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeRefuzimi i sotëm i Kurtit, Ymeri analizon pse: “Interes i tij që...

Refuzimi i sotëm i Kurtit, Ymeri analizon pse: “Interes i tij që Asociacioni pas zgjedhjeve, është zotuar vetë”

Jo pak por “shumë të ndërlidhur” janë Asociacioni me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, tha hiç më larg se sot emisari amerikan për rajonin, Gabriel Escobar pyetur nga Nacionale – diplomat ky i kyçur prej nga fillimi në vetë ngjizjen e Marrëveshjes Bazike.

Kjo pas ‘habisë’ së artikuluar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se vetëm kohëve të fundit u mboll si kusht Asociacioni para anëtarësimit në Këshill të Evropë; për çka e refuzoi në mënyrë tonike sot si punë që s’bëhet; pas një-mijë-e-një brohoritjesh rreth perspektivës së ndritshme të anëtarësimit të Kosovës në KiE hiç më larg se këtë muaj.

Kjo e vërtetë e vonshme e kumtuar më në fund nga qeveria – që qëndronte pezull në ajr dhe flitej anekënd perëndimit – nxori në dritë të diellit se: ‘Po’, Asociacioni është kusht – ‘Jo’ s’e bëjmë për KiE.

Për Visar Ymerin, drejtues i Institutit ‘Musine Kokalari’ krejt kjo përmbysje e ka edhe një lexim; dhe atë, pastërtisht elektoral.

Veç një mundësi është në këtë mes: ka dallim për interesin e KM Kurti dhe VV-së nëse procedura për asociacionin fillon në fazën parazgjedhor apo në atë paszgjedhore. Por ky nuk është interes i Kosovës”, tha Ymeri në një përgjigje për Nacionalen.

Pse? Ymeri i kthehet leximit të krejt pajtimit qeveritar – prej Marrëveshjes Bazike, Shtojcës së Ohrit, Letrën e Zotimeve te Bakoyanis – teksa pyetjet i gjuan mbi atë se ku qëndron logjika e moszbatimit.

Obligimi që ka Kosova për ta fituar karrigen në këtë institucion është tejet i qartë. Kryeministri e ka pranuar këtë obligim. Përmes zotimeve publike dhe përmes letrës tashmë kemi thënë disa herë që ASociacionin do ta bëjmë. Kemi marrëveshje për këtë. Kemi pranuar që obligimet e Kosovës të jenë kushte në rrugën tonë drejt BE-së”, vazhdoi ai.

Jemi dakorduar që BE të jetë arbitri interpretues i marrëveshjes (Bruksel/Ohër). Atëherë pse nuk po veprojmë tash për t’u anëtarësuar në KiE? Ç‘kuptim do të kishte që ta humbim këtë rast e ta bajmë asociacionin pas 1 ose 2 viteve dhe të anëtarësohemi?”.

Ndërsa për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE – gjasat janë gjigande që Kosova s’futet dot në agjendën e Komitetit të Ministrave të cilët mblidhen vetëm një herë në vit – Ymeri shprehet se nuk përbën aspak lajm të mirë.

Dhe pyetja themelore duhet të jetë pse nuk po anëtarësohemi?”, pyet Ymeri.

Franca e Gjermania – dy kumbarët e marrëveshjes së tekstuar edhe si frankogjerman – e dhanë pa-një-pa-dy që Kosova për votim të suksseshëm duhet të merr “hapa konkretë e të paprapakthyeshëm” në drejtim të themelimit të Asociacionit.

Me këtë ata kuptuan miratimin me dekret qeveritar të draft-Statutit të BE-së dhe dërgimit të tij për rishikim kushtetues.

Se kjo në fakt ishte çështja e kishte njoftuar vetë Gabriel Escobar në mars të këtij viti; por që nga pushteti ishte intepretuar thjesht si indinjatë se kinse “e nxori Asociacionin sepse s’un arriti marrëveshje për dinarin me qeverinë” (Glauk Konjufca).

Zotin Escobar e pyetëm sot kështu:

Nacionale: “Sot Kryeministri e përjashtoi Asociacionin dhe lëvizjet drejt saj në lidhje me rrugën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti tha se këto janë dy procese të ndara. Ai refuzoi thirrjet e Jim O’Brien, Emmanuel Macron-it dhe Olaf Scholz-it për të bërë ndonjë lëvizje drejt Asociacionit për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave të KiE-së. Argumenti i tij kryesor sillet sikur thotë që unë jam me perëndimit demokratik, por jo me disa diplomatë perëndimorë, thirrjet e të cilëve ai i merr për të padrejta. Çfarë thoni ju për këtë zoti Escobar, a ka ndofarë kuptimi çka thotë ai, dhe sa të ndërlidhura janë këto dy procese?”.

Escobar: “Janë shumë të ndërlidhura. Njëra është që KiE është për trajtimin e pakicave dhe Kosova ka marrë zotime të qarta për trajtimin e pakicave dhe kjo përfshin edhe Asociacionin; dhe kjo është zotim tepër kohëgjatë: i shkruar në Planin e Ahtisaarit, i shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe në atë të Ohrit.

Ne e kemi vështirë ta kuptojmë se si/pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore, dhe s’e ka bërë gjer sot, as s’ka dhënë sinjale në ndonjë mënyrë që është e përkushtuar për këtë. Dhe shqetësimi është se “(zbatimi i Asociaacionit) pas anëtarësimit” thjesht do të sjell vonesa edhe më të mëdha. Dhe këtë bindje e kanë disa (prej shteteve).

Tash në lidhje me mospajtimet me disa diplomatë perëndimorë. Me krejt diplomatët që ai (Kurti) është takuar, përfaqësojnë në plotni politikat nacionale të qeverive të tyre.

Pra, Kurti edhe do të dëgjojë mesazhet e njëjta nga të gjitha nivelet e zyrtarëve qeveritarë amerikanë, italianë, francezë e gjermanë. Ne jemi thjesht lajmëtarët e një politike nacionale.

Prandan edhe do ta nxisja Kosovën të punojë afër me partnerët evropianë të gjejë mënyra për të ecur para në obligimet ligjore të saj, që duhet t’i kryejë prapseprapë.

Pra sa më shpejtë që e bëjmë së bashku, po aq më efikasë mund të jemi që t’i qëndrojmë çështjes së integrimit të vazhdueshëm të Kosovës dhe njohjeve të reja për Kosovën”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com