Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion
policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të
zjarrit me municion.
Ata së fundi kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga
Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë(shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.
Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e :
2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e
gjërave ilegale),
Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,
Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,
Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.
Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,
Në vendngjarje thuhet se ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe
konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale./EkonomiaOnline