Ka kohë që LDK-ja në Ferizaj ka nisur të aktivizohet duket realizuar aktivitete të ndryshme e duke i ngritur shqetësimet e qytetarëve. Kryetari i këtij subjekti Visar Azemi që nga marrja e mandatit ka nisur t’i takon edhe qytetarët e aktivistët nëpër lokalitete të ndryshme. Raporton Rrjeti.Info.
Azemi ka treguar se së fundi ka takuar disa aktivist e qytetar në nëndegën e Kosharës. ‘’Ishim tek kryetari i nëndegës së LDK-së në Koshare, Rizah Ademi. Bashkëbisedim shumë i vlefshëm per aktualitetin dhe rrugëtimin tonë të përbashkët. Jemi të vetëdijshëm që angazhimi konstant është çelësi për ta jetësuar Rrugën e Re, projekti që i duhet me urgjencë Kosovën. Jemi bashkë. Po fuqizohemi. Jemi në rrugë të mbarë. Ka shumë shpresë e besim. Do të triumfojmë’’, ka thënë Azemi./ Rrjeti.Info.