Monday, December 23, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeLëvizja për Bashkim në Shtime akuzon ekzekutivin e Komunës se drejtoria e...

Lëvizja për Bashkim në Shtime akuzon ekzekutivin e Komunës se drejtoria e Inovacionit po funksionon jashtëligjshëm

Drejtoria e Inovacionit në Shtime ka qenë njëra prej pazareve më të rëndësishme në Komunën e Shtimes. Kalkulimet politike dhe lëviza e kuvendarëve nëpër parti, ka qenë arsyeja kryesore që drejtoria e Inovacionit të mbetet funksionale dhe atë ta udhëheq bashkëshortja e një kuvendari. Për këtë drejtori është debatuar mjaftë gjatë edhe gjatë fushatës zgjedhore në këtë komunë derisa sipas kuvendarëve është cilësuar e kundërligjshme nga vetë kreu aktual i kësaj komune Qemajl Aliu, i cili aso kohe kishte premtuar se me ardhjen në pushtet do ta shuan atë drejtori. Edhe, pas tre vjetësh qeverisje, ekzekutivi i kësaj komune po akuzohet nga kuvendarë të Shtimes se kjo drejtori po funksionon jashtëligjshëm, madje për të cilën nuk është ndarë asnjë cent nga buxheti i Komunës. Këto akuza i ka ngritur Rrexhep Gashi, kuvendar nga Lëvizja për Bashkim në Shtime. Gashi edhe  në mbledhjen e fundit të Kuvendit e nisi debatin me këtë drejtori duke e akuzuar ekzekutivin se tash e tre vjet nuk është sjellë asnjë raport nga kjo drejtori. Raporton/ Rrjeti.Info.

Gashi ka thënë se kryetari Aliu, edhe gjatë fushatës është zotuar se do ta shuan këtë drejtori si të jashtëligjshme, andaj sipas Gashit është e pa logjikshme të funksionon kjo drejtori tash e tre vjet, madje pa buxhet. “Qysh në fillim ky kuvend ka shkuar mbrapsht, pa nënkryetar, pastaj linden problemet tjera te drejtoria e Inovacionit për të cilën kryetari është zotuar se qysh në fillim është një drejtori e paligjshme dhe do ta shuaj, ndërkohe u formuan edhe dy drejtori të tjera ndërkaq drejtoria e Inovacionit është përsëri funksionale por pa buxhet, andaj është vetëm e emëruar nga kryetari pa buxhet, pra po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes pa asnjë informatë”, ka kritikuar Gashi.

Muhamet Ademaj,kuvendar nga radhët e AKR-së, ka kërkuar nga Gashi që mos të merret me këtë drejtori derisa ka drejtori të tjera për të cilat mund të debaton. Kujtojmë, se kjo drejtori ka qenë njëra prej arsyeve të koalicionit në mes të AKR-së dhe LVV-së. “Qe 3 vjet po përmendet drejtoria e inovacionit dhe mendoj se është e tepërt që po merren me këtë drejtori pasi qe ka edhe drejtori te tjera në këtë komune”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Adnan Ademi, ka thënë se së shpejti në këtë drejtori do të ketë aktivitete të ndryshme. “150 nxënëses do të përfitojnë trajnime dhe kurse te ndryshme nga kjo drejtori. Ka buxhet por nuk është votuar buxheti nga ju dhe nuk e dini ju”, ka thënë shkurt Ademi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com