Wednesday, January 28, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogKëta janë drejtorët e rinj të Komunës së Ferizajt

Këta janë drejtorët e rinj të Komunës së Ferizajt

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, pas betimit për kryetar të Komunës ka emëruar edhe stafin e drejtrëve të kësaj komune.

“Pas betimit në krye të Komunës së Ferizajt e në vazhdën e konsolidimit të qeverisjes lokale për mandatin e ri qeverisës 2025-2029, energjiplotë për nisjen sa më parë të punës sonë për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, sot mora vendim për emërimin e anëtarëve të Kabinetit Qeverisës të Komunës së Ferizajt”. Me këtë përbërje:

1. Nënkryetar i Komunës së Ferizajt – z. Lulzim Aliu, Inxhinier i Diplomuar i Elektroteknikës.

2. Drejtore e Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit – znj. Festina Sadiku Hyseni, Master i Shkencave në Hartografi.

3. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – z. Afrim Llabjani, Pedagog.

4. Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – z. Gazmend Bytyçi, Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike.

5. Drejtore e Drejtorisë së Financave – znj. Sebahate Sadiku, Ekonomiste e Diplomuar.

6. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Dr. Kemajl Emini, Neonatolog.

7. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – z. Balton Dërguti, Master i Menaxhimit dhe Inovacionit në Turizëm.

8. Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – z. Meriton Hajdini, Inxhinier i Ndërtimtarisë.

9. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë – z. Alberton Sahiti – Ekonomist i Diplomuar.

10. Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit – z. Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës.

11. Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë – Dr. Burim Bajrami, Doktor i Mjekësisë Veterinare.

12. Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme – z. Selim Marevci, Politolog.

Kurse në Kabinetin tim, kam emëruar:

1. Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës – z. Albion Sherifi, Jurist i Diplomuar.

2. Zëdhënëse e Komunës së Ferizajt – znj. Jerina Rexhepi.

Na priftë e mbara!

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com