Thursday, December 4, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeLVV dorëzon ankesë në Supreme kundër vendimit të PZAP-së për ndalimin e...

LVV dorëzon ankesë në Supreme kundër vendimit të PZAP-së për ndalimin e votimit jashtë objekteve të përfaqësive diplomatike

Lëvizja Vetëvendosje më 03.12.2025 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për ndalimin e votimit të bashkatdhetarëve në qendrat e votimit të identifikuara përmes përfaqësive diplomatike.Përmes një njoftimi, LVV ka thënë se Ligji për Zgjedhjet qartazi parasheh mundësinë e hapësirave jashtë objekteve të përfaqësive diplomatike, të marra nën administrim nga përfaqësitë diplomatike me qëllim të krijimit të mundësive reale për të votuar për të gjithë shtetasit.“Ligji për Zgjedhje jo që nuk e ndalon, përkundrazi krijon bazë të mjaftueshme për KQZ-në për të krijuar hapësira që garantojnë qasje për votuesit”- thuhet në njoftim.LVV tutje ka thënë se edhe standardet ndërkombëtare të mishëruara në opinionet e Venecias dhe dokumentet tjera afirmojnë votimin fizikisht jashtë vendit në vendvotimet e hapura për këtë synim, sikurse edhe praktikat e vendeve të shumta me infrastrukturë ligjore të ngjashme konfirmojnë si legjitime e të zakonshme hapjen e vendvotimeve jashtë vendit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com