Wednesday, December 4, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPse po i largohen nga Vetëvendosje “asamblistët e Qemajl Aliut” në Shtime,...

Pse po i largohen nga Vetëvendosje “asamblistët e Qemajl Aliut” në Shtime, Gëzim Haxhiu ia numëron dështimet kësaj qeverisje

Në fundjavë asamblisti Gëzim Haxhiu nga Vetëvendosje në Shtime ka dhënë dorëheqje dhe ka kritikuar këtë subjekt për mospërputhje me idealin të cilin e promovonte prej kohësh, pastaj për mungesë të barazisë e drejtësisë, nepotizëm, mosdistancim nga njerëzit e dyshuar për korrupsion e të tjera.

Haxhiu, ndërkohë nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ka dhënë edhe detaje të tjera pse është larguar nga Vetëvendosje.

“Jam bashkuar me Vetëvendosjen duke besuar njëmend në idealet që kjo lëvizje promovonte; barazi e drejtësi për të gjithë. Pos kësaj, isha kundër që në Kosovë të krijohet një Republika Srspska i quajtur si Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Fakti që isha pjesë e VV-së kjo asnjëherë nuk ka nënkuptuar për mua shitjen e integritetit dhe dinjitetit personal. Mbi këto parime unë dhash dorëheqje, sepse: Lëvizja ka shkelur zotimin për drejtësi dhe barazi, nepotizmi i lartë në nivel qendor dhe lokal, mos distancimi nga njerëzit të dyshuar për korrupsion, si dhe paaftësia për projekte konkrete që përmirësojnë jetën qytetare – më bën të kuptojë që idealet të cilat i kam besuar te VV dhe qeverisja e tyre më nuk përkojnë me njëra tjetrës”,ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se pos kësaj, VV-ja e ka vendosur në kurth, pasi asnjëherë nuk ka përmendur se do të jetësojë politika ultra-liberale, duke përdhosur kështu vlerat tradicionale shqiptare e fetare.

“Unë nuk kam vend në një subjekt politik që nuk përmirëson jetën e popullit, dhe për më shumë ia sulmon vlerat e trashëguara brez pas brezi”, ka shkruar Haxhiu./Rrjeti/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com