Saturday, January 24, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAbdixiku: Nuk ka Qeveri në histori me 272 milionë euro kontrata të...

Abdixiku: Nuk ka Qeveri në histori me 272 milionë euro kontrata të negociuara, edhe pasulin e kanë bërë sekret

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar qeverinë aktuale të kryeministrit Albin Kurtit për një nivel të paprecedentë të kontratave njëburimore. Kandidati për kryeministër i kësaj partie numëroi plotë 2 mijë e 100 e 23 kontrata njëburimore, vlera e të cilave arrin vlerën stratosferike të 272 milionë eurove. Në lidhje me vendimin e sotëm për rritje të pensioneve, Abdixhiku e quajti populist vendimin duke shtuar se njerëzit nuk ndikohen nga ajo që ai e quajti “fushatë e pushtetit.”

Kreu i LDK-së tha se vlera e kontratave të dhëna me negocim nga Qeveria aktuale tejkalon çdo vlerë paraprake përgjatë gjithë historisë së vendit.

“Sot Kosova ka 2 mijë e 100 e 23 kontrata njëburimore prej të cilave 700 janë aneks kontrata dhe 1000 janë kontrata të reja. 270 milionë euro të dhëna me negocim në Kosovë. Pra, nuk ka Qeveri në historinë e Kosovës që i ka dhënë 272 milionë euro me negocim. Këta edhe pasulin e ushtarëve e kanë bo sekret. Licensata e Microsoftit i kanë bërë sekret.” – tha ai.

Ai doli edhe me një zotim për pensionistët në cilësinë e kandidatit për kryeministër në këto zgjedhje parlamentare.

‘’Si bartës i Qeverisë së ardhme dal me zotimin e parë, meqë u hap tema, pensionistët do të kenë rritje të pagave që në javën e parë. Nuk do të ketë në Kosovë me pak se 150 euro. Ky është zotimi i imi, që në javën e parë, bashkë me koeficientin e pagave në sektorin publik. Po i flasë secilit punëtor të sektorit publik dhe secilit pensionist, që për 4 vite ka pritur me ngulm një dorë të shtetit për t’i ndihmuar në papërballueshmërinë e jetës së përditshme”, tha Abdixhiku.

Duke folur për këtë premtim, Abdixhiku tha se që në javën e parë të qeverisë do të bëhet rishikimi i buxhetit për pension jo nën 150 euro dhe koeficient 150 euro për sektorin publik.

Si kandidat për kryeministër i kësaj partie, Abdixhiku shtoi se nuk merret me Kurtin, por merret me të ardhmen e Kosovës.

‘’Merrem me të ardhmen e këtij vendi unë, jo se çfarë ka bërë Kurti. Paga në sektorin publik në javën e parë do të rriten për 150 euro, që i bie 36.2 për qind. Pensionet që në javën e parë do të bëhen 150 euro. Prandaj merreni paret, por shiqoni çfarë do të vie 128 ditë më larg prej sotit dhe kjo do të jetë gjendja reale në Kosovë”, tha Abdixhiku.

Ai komentoi edhe premtimet e partisë në pushtet të cilat ende nuk janë ralizuar.

‘’Kam takuar njerëz të cilët qeveria iu ka premtuar më herët rruga Prishtinë-Podujevë, e sot kalojnë në atë rrugë të tmerrshme. Kanë premtuar banim për çifte, s’ka banesa”, deklaroi Abdixhiku.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com