KFOR’i ka publikuar fotografi duke patrulluar në veri së bashku me Policinë e Kosovës. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komanda Rajonale në Lindje e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO ka shtuar patrullimet e tyre, së bashku me Policinë e Kosovës në veri të Kosovës. Raporton / Rrjeti.
Më 24 shtator është një vjetori i sulmit nw Banjskë. Që nga atëherë KFOR ka shumëfishuar stërvitjet si dhe patrullimet në kufirin me Serbinë. Ndërkohë që ka pasur edhe shtim të trupave.
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandanti i misionit të KFOR-it ka pritur sot në Shtabin e KFOR-it në kampin Film City, ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.
“Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i.