Thursday, November 13, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogShkolla “Ismail Luma” në Lipjan zhvillon takim falënderues me kompaninë “Zoom Growth”...

Shkolla “Ismail Luma” në Lipjan zhvillon takim falënderues me kompaninë “Zoom Growth” pas konferencës “Women in Tech”

Në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan u mbajt një takim falënderues me stafin mësimdhënës, të cilët dhanë kontribut të rëndësishëm në organizimin e konferencës “Women in Tech”, ngjarje kjo e realizuar nga Komuna e Lipjanit me mbështetjen e OSBE-së.

Në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i kompanisë së marketingut “Zoom Growth”, z. Ideal Emini, me të cilin u diskutua për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të tjera në të mirë të nxënësve dhe komunitetit.

Nga ky takim, një falënderim i veçantë i është përcjellur edhe themeluesit të kompanisë “Zoom Growth”, z. Arlind Berisha, për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj iniciativave arsimore dhe për kontributin në fuqizimin e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe institucioneve arsimore. Përmes vizionit të tij, “Zoom Growth” po ndihmon në krijimin e mundësive të reja për zhvillim digjital dhe profesional tek të rinjtë.

Drejtori i shkollës, z. Driton Sadiku, shprehu mirënjohje për stafin mësimdhënës që kontribuoi në suksesin e konferencës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për zhvillimin profesional dhe digjital të nxënësve.

“Ky aktivitet është dëshmi se kur bashkohen forcat midis arsimit, institucioneve dhe sektorit privat, krijohen mundësi të reja për zhvillim dhe inovacion. Falënderoj të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin e tyre dhe kompaninë ‘Zoom Growth’ për mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme,” – u shpreh drejtori Sadiku.

Takimi përmbylli me zotimin për të vazhduar iniciativat që fuqizojnë rolin e teknologjisë në arsim dhe rrisin përfshirjen e të rinjve në projekte të dobishme për shoqërinë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com