Friday, May 9, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeAnëtari Kuvendit të Shtimes thirrje Prokurorisë për hetim (VIDEO) – A po...

Anëtari Kuvendit të Shtimes thirrje Prokurorisë për hetim (VIDEO) – A po jepet prona publike si shpërblim politik?

Në mbledhjen “të jashtëzakonshme” të mbajtur dje në Shtime – që më shumë ngjante me pazarin e së premtes sesa me një mbledhje institucionale – anëtari i pavarur i Kuvendit, Reshat Mujota, kërkoi publikisht nga Prokuroria fillimin e një hetimi urgjent lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale që u bë në këtë mbledhje. Ai tha se është i gatshëm të japë dëshmi konkrete për këtë rast.

Sipas Mujotës, prona publike e Komunës i është premtuar biznesit STN (AVAS), si shpërblim për votën që rrëzoi ish-kryesuesin Rrahman Jakupi (PDK) dhe e riktheu në pozitë Adnan Ademin (VV).

Ky pretendim lidhet me disa lëvizje që tashmë duken të mirëkoordinuara: në kompaninë STN (AVAS), pronë e biznesmenit Armend Abazi, punonte si punë e dytë ish-anëtari i Kuvendit, Adnan Ramadani. Ky i fundit dha dorëheqje për t’i liruar vendin Artan Lubovcit, i cili më pas votoi për shkarkimin e Jakupit. Rrjeti mëson se bashkëshortja e Lubovcit u emërua fillimisht drejtoreshë për Inovacion në Komunë, e më vonë, përmes një konkursi “të rregullt”, u punësua si zyrtare komunale në administratën e Qemajl Aliut.

Kjo nuk është më thjesht kalkulim politik – është trafik ndikimi dhe tregti me pronën publike!

Ndërkohë, edhe Lëvizja Demokracia Studentore ka dorëzuar pak ditë më parë një kallëzim penal që lidhet me keqpërdorimin e pronave në Komunën e Shtimes.

Po flasim për tokën e qytetarëve të Shtimes që po përdoret si monedhë për karrige!

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com